Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 85-vjeçareje pasditen e sotme në Devoll. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15 në fshatin Vishocicë.

Sipas informacioneve paraprake, një 49-vjeçar me inicialet A. P., banues në Korçë, dyshohet se teksa po lëvizte mbrapsht me makinë, ka përplasur këmbësoren A. M., 85 vjeçe. Përplasja ka qenë fatale dhe e moshuara ka ndërruar jetë në vend.

49-vjeçari po përballet me veprimet procedurale, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë 

Rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën.  Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.