Makina rrjedh gaz në mes të karburantit, shmanget tragjedia në Tiranë, zjarrfikësit izolojnë zonën

Shefi i zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv ka thënë se ditën e sotme në zonën e Freskut në Tiranë ka patur incident në një pikë karburanti ku një makinë e cila funksiononte me gaz të lëngshëm ka patur rrjedhje. Sipas Goxhajt, në këtë rast është shmangur një tragjedi e mundshme e shpërthimit të zjarrit. Kanë qenë punonjësit e karburantit dhe njerëzit përreth që kanë njoftuar shoferin e makinës dhe më pas punonjësit e zjarrfikësit ku këta të fundit kanë shkuar me urgjencë dhe kanë shpërndarë gazin me ujë.

Goxhaj tregon për Report Tv se në këtë rast janë njoftuar, policia dhe specialistë të ISSHT të cilët bënë të mundur rrethimin e zonës dhe më pas izolimin e bombolës së montuar në makinë. Në këtë mënyrë sot në kryeqytet u shmang një tragjedi që mund të kishte përfunduar edhe me viktima.

"Kompetenca jonë është mbrojtja e jetës dhe e pronës së qytetarëve. Nuk kemi kufizim kompetencash. Sot tek zona e Freskut është i njëjti rast. Si në rastin e Lezhës. Në momentin që një mjet furnizohej me gaz është parë rrjedhje gazi. Rrugës tek Thesari. Kemi një stacion atje i kinostudios. Kemi punonjës me shumë eksperiencë. Ata rrjedhjen e gazit e mbuluan me ujë dhe u përballua për më shumë se dy orë. ISSHT e lajmëruam ishin polica e shtetit dhe kufizuan zonën. Specialistët izoluan bombolën. Ngjarja erdhi nga rrjedhja e gazit. Edhe ne Lezhë nga kjo ka ardhur. Nëse s'ka oksigjen apo hapësirë nuk kemi zjarr. Kemi info se do të ketë qenë shkëndija e gjeneratorit në Lezhë." ka thënë Goxhaj.

Dy ditë më parë një skenë e ngjashme ndodhi në Lezhë, po fatkeqësisht aty gazi mori flakë dhe pati një shpërthim si pasojë e shkëndisë që u bë në momentin që u ndez gjeneratori. Nga ky shpërthim u plagosen 7 persona, mes tyre 2 të mitur.

Ndërkohë për sa i përket situatës me zjarret në Tiranë , Goxhaj ka thënë se nuk ka rrezikshmëri të lartë pasi zona është e aksesueshme nga zjarrfikësit. Zona më problematike për Tiranën, është mali i Dajtit për shkak të terrenit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 27/08/2019 10:32

    Kur s ke pará t blesh makin t re nga kutia, detyrohesh te bojsh te pabonen.. ta lejsh fatin tat n durt e ”mekanikëve” bananashites e karrocjer!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja