Makina shtyp 13-vjeçarin
specialistë nga Tirana në Durrës

Makina shtyp 13-vjeçarin<br />specialistë nga Tirana në Durrës
DURRËS -  Një autoveturë ka përplasur sot një 13-vjeçar në Durrës, i cili tashmë është në gjendje kome, në spitalin rajonal të Durrësit. Mësohet se pas aksidentit, prindërit e fëmijës kanë kërkuar trajtim më të specializuar, por transportimi drejt Tiranës është parë i pamundur nga mjekët, pasi, siç u tha fillimisht, "spitalit i mungonte ambulanca me respirator".

ORA 18:00 - MJEKËT NUK KANË VENDOSUR PËR NDËRHYRJE NEURO- KIRURGJIKALE
Drejtori i Spitali Rajonal të Durrësit, Taulant Maku tha se gjendja e 13-vjeçarit vazhdon të jetë e rëndë, megjithëse mjekët nuk kanë vendosur për një ndërhyrje neurokirurgjikale.
Ndërkaq lidhur me spekullimet për mungesën e mjeteve të duhura për transportimin e të aksidentuarit për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, Avokati i Popullit, Igli Totozani u shpreh se "mungesat e spitalit nuk ndikojnë në këtë rast". Policia ndërkohë ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që aksidentoi 13-vjeçarin dhe po heton për zbardhjen e rrethanve të plota të këtij aksidenti.

ORA 16:30 - MBËRRIJNË NË SPITAL MJEKËT NGA TIRANA DHE AVOKATI I POPULLIT

ORA 16:13 - FLET MINISTRI I SHËNDETËSISË, HALIM KOSOVA PËR RASTIN
"Fëmija ka shkuar në spital i është dhënë ndihma e parë dhe është lidhur me aparatin me respirator, i domosdoshëm për këtë gjendje kaq të rëndë. Në këto raste, kur trauma është komplekse, nga koka te këmbët dhe spitali i Durrësit nuk ka neokirurg për politrauma të tilla, është më logjike që mjeku të shkojë te i sëmuri, jo i sëmuri te mjeku. Kemi një kirurg me shumë eksperiencë, që do shkojë për t’iu bashkuar të tjerëve të Durrësit, për t’i dhënë ndihmën fëmijës në gjendje shumë  të rëndë. Nuk më duket se transporti, qoftë me helikopter, do ishte gjetja më e mirë. Por hap pas hapi do shohim se ç’do bëjmë. Jam në kontakte të vazhdueshme me ekipin e mjekëve, me spitalin.
 
Shumë më të rënda janë defektet në trasport, se dëmet që bën vetë aksidenti. Edhe në krevat të sëmurë të tillë duan shumë kujdes. Nuk na mungojnë helikopterët. Nuk ka ambulancë me aspirator, por kemi ambulancë me të gjitha kushtet. Jemi mobilizuar me gjithë strukturat. Po t’i jepet ndihma aty ku është rasti është idealja. Jam në kontakt për të bërë më të mirën. Jemi në gatishmëri të japim atë që duhet", u shpreh ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova për "A1 Report".
 
ORA 16:00 - TE EMES I BIE TE FIKET

Familjarët nëpër korridorin e spitalit kërkojnë transportimin e fëmijës drejt Tiranës. Mamasë së fëmijës i ra të fikët dhe mori ndihmën e shpejtë. Mjekët raportojnë se fëmija është në gjëndje kome të stabilizuar.  ndërkohë që Nuk kanë mbërritur mjekët specialë nga Tirana për të dhënë ndihmën e kualifikuar.
 
ORA 15:00, AUTOVETURA SHTYP FËMIJËN 13 VJEÇ, "S'KA AMBULANCË ME RESPIRATOR"
Një autoveturë ka përplasur sot një 13-vjeçar në Durrës, i cili tashmë është në gjendje kome, kritike për jetën në spitalin rajonal të Durrësit.

Mësohet se pas aksidentit, prindërit e fëmijës kanë kërkuar trajtim më të specializuar, por transportimi drejt Tiranës është parë i pamundur nga mjekët. Siç u tha nga familjarët, "spitalit i mungon ambulanca me respirator".

Kjo ka krijuar gjendje alarmante në spitalin e Durrësit, tek familjarët e fëmijës - të cilët duke qarë kanë kërkuar helikopter për transportin e fëmijës së tyre - por dhe në instanca shtetërore, pasi vetë ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova po merret me rastin, ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani është nisur drejt spitalit të Durrësit. I pranishëm gjithashtu në spital edhe deputeti i Shijakut, Agron Duka.

"Kam informacion se do të vijnë mjekë nga Tirana për ta trajtuar fëmijën e aksidentuar sot në Durrës, edhe pse deri tani nuk kanë mbërritur", përfundoi raportimin paraprak nga Durrësi gazetari i 'A1 Report", Artur Korriku.  

Edhe pse nga policia nuk ka asnjë lloj informacioni zyrtar, në rrugë të tërthorta korrespondenti i 'A1 Report" në Durrës, Artur Korriku raporton paraprakisht se aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën e Shijakut, ku një autoveturë ka përplasur djalin e vogël me iniciale S.M.

Fëmija pas përplasjes është transportuar prej vetë drejtuesit të mjetit në spitalin e Durrësit. Nuk është ende e qartë dinamika e aksidentit, se kush e ka pasur fajin, por pritet që këto detaje të dalin më vonë pas ekspertizës së ngjarjes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)



 
.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!