Makina u përplas me shtyllën në Librazhd, plagosen dy persona! Njëri nga të lënduarit niset me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)

LIBRAZHD- Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Fushë-Studën ku një makinë është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se njëri prej personave të lënduar , për shkak të gjendjes më të rënduar shëndetësore është dërguar me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa i plagosuri tjetër është dërguar në spitalin e Elbasanit.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti ,ndërkohë që Policia ndodhet në vendngjarje.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë