Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Fratar.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë të plagosur ka mbetur shoferët.
Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Fierit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Siç shihet edhe nga pamjet e sigurara nga Report Tv, përplasja ka qenë e fortë dhe të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme.
Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.












Komente
Komento