Makinat bëhen 'copash' në hyrje të Elbasanit, dy persona plagosen rëndë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Elbasanit, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një e tipit "Volkswagen Polo" me targa AA 345 OJ dhe makina tjetër tip "Ford Fiesta" me targa EL 6384 C. Dy makinat kanë qënë në lëvizje në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Nga ky aksident është krijuar një trafik i rënduar ku vargu i makinave shkon në disa kilometra.

Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë