ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Vidhas, ku janë përplasur dy automjete me njëra tjetrën.
Sipas informacioneve për Report Tv, si pasoje e përplasjes së mjetit tip "BMW" me mjetin tip "Volkswagen", ka mbetur i plagosur një person.
Si pasojë e aksidentit është plagosur R.S., banuese në Peqin, e cila ishte pasagjere në mjetin tip "BMW", dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin A.L., është përplasur me mjetin tip "BMW" me drejtues shtetasin N.S., banues në Peqin.
Si pasojë e aksidentit është plagosur shtetsja R.S., banuese në Peqin, e cila ishte pasagjere në mjetin tip "BMW", dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Komente









