Katër aksidente në pak minuta në vend, plagosen 8 persona, 4 prej tyre rëndë (VIDEO)

Katër aksidente rrugore të njëpasnjëshme janë shënuar pasditen e sotme në vend.

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të Gjormit në Fushë-Krujë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç pranë zonës së njohur si Fushë Miloti. Një mjet tip Benz me të cilin udhëtonin 3 persona është përplasur me trafik ndarësen. Për pasojë janë përplasur rëndë një çift bashkëshortësh të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa pak momente më pas një aksident është shënuar në Mamurras. Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur shoferi dhe pasagjeri i saj.

VIDEO/ Aksidenti në Mamurras

Një tjetër automjet ka dalë nga rruga pranë qendrës së qytetit të Elbasanit dhe më pas është përmbysur në kanal.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

VIDEO Aksidenti në Elbasan

Foto Aksidenti ne Elbasan

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?