TIRANE - Tani që mori në dorë edhe drejtimin e Partisë Demokratike përkushtimi i tij është akoma më i madh, duke mos kursyer as përdorimin e mjeteve dhe të puntorëve të bashkisë që ai drejton. Që prej mëngjesit të djeshëm, punëtorët e Bashkisë së Tiranës kanë mirëmbajtur lulishten e selisë së re të Partisë Demokratike, ish SHQUP, i privatizuar vetëm pak kohë më parë.
Mesa duket kryetari i Bashkisë Tiranë Lulëzim Basha ka mbaruar punët me lulishtet e qytetit dhe ka nisur me lulishtet e selisë së partisë. Edhe pse bashkia ka për detyrë të jetë në shërbim të banorëve të Tiranës, Basha i tejkalon këto kompetenca duke punuar pak edhe për partinë e tij, që tashmë është bërë kapiteni i saj. Në foto duket shumë qartë uniforma e punonjësve të bashkisë, dhe makina me logon identifikuese që mbante veglat e punës.
SHKELJA
Në kundërshtim me detyrimin administrativ që kanë për të mirëmbajtur dhe kujdesur për pastrimin e qytetit të Tiranës, në të vërtetë punonjësit e pastrim gjelbërimit të bashkisë së Tiranës, janë dërguar për të pastruar ish-godinën e SHQUP, që tashmë është zyrtarisht godina e re e Partisë Demokratike. Kryebashkikau Basha, në këtë mënyrë, e ka kthyer bashkinë e kryeqytetit në një ndërmarrje që bën edhe punët e partisë, duke shkelur kështu të gjitha ligjet mbi të cilat funksionon ky institucion i rëndësishëm.
Në fakt bashkia ka për detyrë të bëjë në fushën e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike: “a) furnizimi me ujë të pijshëm; b) funksionimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha, të u jërave të zeza dhe kanaleve mbrojtëse të zonave të banuara; c) ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve me karakter vendor, trotuareve dhe shesheve publike; ç) ndriçimi i mjediseve publike; d) funksionimi i transportit publik urban; dh) administrim i i varrezave dhe garantimi i shërbimit të varrimit; e) shërbimi i dekorit; ë) administrimi i parqeve, lulishteve dhe zonave të gjelbëruara publike; f) grumbullimi, largimi dhe përpunimi i mbeturinave; g) planifikimi urban, menaxhimi i tokës dhe strehimi s ipas mënyrës së përcaktuar me ligj. II.
Shërbimet me karakter social, kulturor e sportiv: a) Ruajtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore dhe historike vendore, organizimi i veprimtarive dhe administrimi i institucioneve përkatëse; b) organizimi i veprimtariv e sportive, çlodhëse e argëtuese”. Por, siç duket qartë edhe nga fotot kryebashkiku Lulzim Basha, njëkohësisht edhe kreu i Partisë Demokatrike të Shqipërisë ka angazhuar në mes të ditës, punëtorët e bashikisë së bashku me kamionët për të rregulluar partinë e tij.

(Në foto: Punonjës të bashkisë në oborrin e selisë së re të PD)

(Në foto: Makina e bashkisë në oborrin e SHQUP)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com