Makinat e mbushura me euro/ Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit, avokati: Janë viktima, nuk dinë asgjë (VIDEO-Ekskluzive)

DURRES-Gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për katër të arrestuarit për 3.4 milionë euro, që u bllokuan në dy makinat ‘Toyota’ ditën e diel. Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri janë lënë në masën e sigurisë burg pa afat, ndërsa nuk kanë pranuar akuzat për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga momenti kur të arrestuarit janë hyrë në ambientet e gjykatës dhe kur dolën para trupit gjykues. Avokati i katër të arrestuarve Saimir Vishaj ka deklaruar se ‘të ndaluarit janë viktima.

Të katër personat u lanë në burg. Gjykata dha vendim të gabuar, ata nuk kanë dijeni për paratë. Askush nuk di të thotë ku u futen paratë as prokuroria nuk e thotë nëse u bë në Belgjikë, Itali apo Gjermani. E paimagjinueshme që 4 të arrestuarit të bëjnë trafikun e parave.

Saimir Vishaj, avokat mbrojtës

Ora 15:06
4 të arrestuarit për 3.4 milion eurot e gjetura në Toyota dalin para gjykatës së Durrësit
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • MINUSHE: 29/06/2018 10:09

      epo do vuajne budallallekun e tyre..nese nuk kane dijtur asgje dhe kane hyre si pyke..

      Përgjigju
    • Kafsha: 28/06/2018 18:43

      Mediat ti bien nga mbrapa kësaj pune dhe me informacionin e tyre të mos i lenë rehat ata të cilët mund ti vjedhin këto pará. Paratë të shkojnë për kopshte e çerdhe, martenitete e azilve të pleqve

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë