Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Fushë-Krujë-Thumanë.

Një makinë Mercedes Benz me targa italiane me drejtues E.B është përplasur me një Ford me drejtues V.D.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i makinës Ford, i cili është dërguar në spitalin e Traumës. Ndërsa shoferi tjetër është dërguar në qendrën shëndetësore në Thumanë pasi ndodhet në gjendje shoku.

Nga goditja njëra nga makina ka përfunduar mbi barrierat metalike të rrugës.