Lezhë- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (16 Shkurt) në rrugën kombëtare Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Mabe.
Nga të dhënat paraprake policore mësohet se janë përplasur dy automjete mes tyre, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Një prej mjeteve, tip "Benz" me ngjyrë gri, ka dalë nga rruga kryesore dhe ka përfunduar anash nëpër një zonë me ferra dhe pranë një toke bujqësore.









Komente
Komento