Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Rrile-Shënkoll, në Lezhë, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një vajzë dhe një automjet tip “Golf”. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.