Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Qishbardhë.

Dy makina, konkretisht një Audi A3 është përplasur me një kamionçinë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona- njëri prej tyre pasagjer.

Xhuljano Xhafa, 23 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve i riu po transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

"Rreth orës 12:50, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Sherishtë, shtetasi N. H., 68 vjeç, duke drejtuar një mjet kamionçinë tip “Nissan”, është aksidentuar me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital, drejtuesi Xh. Xh., si dhe pasagjeri në mjetin kamionçinë, shtetasi F. C., 61 vjeç", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.