Laç- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në qytetin e Laçit. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve viktimë mbeti pasagjeri 25 vjeçar i identifikuar si Elinor Tusha.

Sipas njoftimit të policisë Aron Zymaj u përplas me automjetin me drejtues Gentjan Xhaferri, 23-vjeç. Ky i fundit së bashku me pasagjerin tjetër Leandro Fufi mbetën të plagosur. Ata u dërguan për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim i plotë

Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.

Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.