Një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy personave, një vajze 7-vjeçare dhe një 29-vjeçari me biçikletë Report Tv ka shkuar në vendngjarje. Shenjat e gjakut, makinat, këpucët që pamë dje janë lëvizur. Rrruga i është kthyer normalitetit në anormalitetin e saj.

Gazetari i Report Tv Driçim Caka na tregon nga afër se ky është një kryqëzim i rrezikshëm, nuk ka vija të bardha dhe as semaforë. Për tu sensibilizuar në vendin ku makina tip "Benz" humbi kontrollin duke goditur një çiklist dhe nënën me dy fëmijë është lënë një tabelë me mbishkrimin “Makinat po na vrasin”!

Kambanat e alarmit bien për autoritetet, pasi pavarësisht aksidenteve të shumta, siç mund të shihni edhe në video, qytetarët vazhdojnë të kalojnë aty.

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në Kodër Kamëz ku një makinë e drejtuar 38-vjeçarja Rozina Koleci ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj. Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë njëra nga vajzat, një 7-vjeçare dhe çiklisti i identifikuar si Ramazan Isha, 29 vjeç.

Ora 12:43
FOTOT/Aksident tragjik në Tiranë/ Makina përplas nënën me 2 fëmijë dhe 1 biçikletë, 2 të vdekur