Basha në Fier: Era e ndryshimit po vjen, të respektojmë masat! E reja: Më mirë të mblidhemi këtu të vdesim nga virusi

Kreu i PD-së Lulzim Basha ditën e sotme ndodhet në Fier ku ka zhvilluar takime me qytetarët, ndërsa ka grumbulluar më shumë se sa lejohen nga Komiteti Teknik duke shkelur rregullat e vendosura për frenimin e përhapjes së COVID.

Me flamuj kuq e zi dhe të PD-së, simpatizantët e kanë pritur Bashën në rrugë. Më pas kanë krijuar vargje në autostradë rrugës për në Fier deri sa kanë mbërritur. Nga atje Basha në mes të simpatizantëve ka kërkuar që të respektohen masat anti COVID, por duke qenë se kishte një numër të lartë qytetarësh ngjitur me njëri tjetrin, ishte e pamundur të ndodhte një gjë e tillë.

"Era e ndryshimit po vjen, një çlirim shpirtëror. Do iu lus të respektojmë kushtet që kërkon kjo fushatë të mbajmë maska të mbajmë distancë por ta cojmë përpara frymën e ndryshimit. Plani ynë do bëjë të mundur stabilizimin e gjendjes që të mos detyroheni të mbyllni qepenat. Një ditë pozitive bashkimi më 25 prilli. Do ju çlirojmë nga çdo stres dhe çdo problem i këtyre 8 viteve. Të gjithë bëhemi bashkë më 25, ta çlirojmë vendin nga e keqja dhe të sjellim pozitivitet”, vijoi Basha.

Gjatë takimeve një e re i ka dalë përpara Bashës duke i thënë se preferon të mblidhet në këto takime dhe të vdesë nga COVID, duke shprehur mospëlqimin e saj për kryeministrin Rama. Kryedemokrati planifikoi të vizitonte Fierin ditën e djeshme, por e anuloi për shkak të ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:54
Basha takim me fermerët në Rroskovec: Ambicia ime t'ju kthej në 'kulakë' të pasur dhe krenarë

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte sot në Rroskovec, në një takim me fermerët, të cilëve i premtoi ndihma me subvencione, shtim të infrastrukturës, por edhe ulje të çmimit të naftës.

Sipas Bashës, synimi i tij është t'i kthejë të gjithë fermerët në "kulakë të pasur dhe krenarë".

"Do heqim taksën për naftën, do të japim subvencione që do ulin koston e prodhimit dhe fermeri do ta nxjerri domaten në treg me çmim të përballueshëm për konsumatorin. Do ju mbështesim të eksportoni prodhimet tona. Kjo është bërë më parë, por më pa s'ka rënë, kjo që nga trau në Rrugën e Kombit, çmimi i naftës. ndaj nuk mund të pranojmë më që një grusht njerëzish të pasurohen, ndërsa gjysma e njerëzve që jetojnë me tokën, të varfërohen. Përkrahja e fermerit shqiptar, është ndryshimi më domethënës që do shikoni pas 25 prillit. Fermerët e këtij vendi ju duhet vetëm pak përkrahje për të qenë edhe më të zotë se fermerët e tjerë. Ndaj kam besim se do të arrimë së bashku shumë më shumë se sa na e pret mendja. E  ardhmja jonë është Europa, që di t'i vlerësojë prodhimet cilësore. Kur ne jemi angazhuar seriozisht, kemi bërë të mundura gjëra të pamundura. Nuk do ta ndal punë time deri s atë bëjmë realitet Shqipërinë anëtare të BE dhe disa prej përftimeve që vijën nga kjo janë ato për fermerët. Ne kemi humbur shumë mundësi, sepse kryeministri në ikje nuk e ka patur mendjen të thithë këto investime.  Dikur quheshin kulakë, me përbuzje, sepse fermerët shqiptar ishin punëtorë dhe prodhonin. Nuk kishin nevojën ti shtrinin dorën as qeverisë. Ambicia ime është t'i kthej të gjithë fermerët shqiptarë në kulakë të pasur dhe krenarë", tha Basha.

 

Ora 16:54
‘Më thonë pse nuk i përgjigjesh Ramës kur të sulmon’, Basha: Nuk dua të futem në atë batak! Lexon programin tim dhe nuk e kupton

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se nuk i përgjigjet kreut të qeverisë pasi nuk dëshiron që të futet në batakun e përgjigjeve dhe kundërpërgjigjeve. Sipas Bashës ai nuk ka bërë asgjë dhe alternativa e vetme që i ka mbetur është të shajë dhe të ofendojë.

‘Pse si kthen përgjigje kur të sulmon, kur të shan ty kur shan opozitën. Pse shan ai pse më sulmon sepse e ndjen ndryshimin që po vjen e di se do të vijë ndryshimi. Ai s’ka bërë asgjë për këto 8 vite. Pra alternativa e vetme që i ka mbetur është sharja. Jo nuk dua, shan njëri përgjigjet -tjetrit. Do shajë, do të përgojojë sepse nuk ka asgjë për tu treguar shqiptarëve. Nuk ka asgjë. Nëse unë i përgjigjem atij kthehet një batak përgjigjesh dhe kundër përgjigjesh. 25 prilli është për popullin. Unë këtë  e di dhe e ndjej detyrën time dyfish. Nuk i jam përgjigjur dhe nuk kam ndërmend që t’i përgjigjem të futem në atë batak. Ai nuk ka arritur asgjë dhe vetëm do të shaj me 25 prill, por unë do të merrem me hallet tuaja. Lexo programin tim që as nuk e kupton, por shqiptarët e kanë kuptuar. Ai nuk realizoi premtimet e veta si do ti besojnë që të realizojë programin e shqiptarëve!’- tha Basha.

Ora 16:34
Basha takim në Patos me gratë që i kanë fëmijët në emigracion: Shqipëria po zbrazet, u duhet një qeveri që ua ndjen në shpirt vuajtjen! Unë ua njoh hallet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim në Patos me gra që i kanë fëmijët në emigracion. Basha tha se emigrimi është plaga më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare. Arsyeja kryesore sipas tij, është paaftësia e qeverisë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe korrupsioni i lartë. Basha u zotua se qeveria e ardhshme ka një plan për të ndalur këtë katastrofë kombëtare me anë të thithjes të investimeve të huaja dhe trajnimin e të rinjve në fushën e programimit. 

‘Për mua emigracioni është plaga më e madhe që ka sot Shqipëria. Problemi qëndron se në vitet e  fundit emigracioni është kthyer në një katastrofë kombëtare. Po ndodh një zbrazje e Shqipërisë. Rinia kërkon shanse për arsimin dhe më pas ka lehtësuar për jetën e tyre. Ka vetëm një rrugë për të ndryshuar, largimi i kësaj qeveria. Na duhet një qeveri e përgjegjshme që ua ndjen në shpirti vuajtjen e përditshme të mungesës që shkakton fëmija. Paratë e shqiptarëve do të vihet në funksion të shqiptarëve.  Para se të më shikoni si kryeministrin e ardhshëm më shikoni si bir nënë, më shikoni bashkëshort, si qytetar tuaj. Ua njoh hallet tuaja. Edhe unë dhe im vëlla kemi qenë emigrantë, ua njohim hallet. Nuk të bëhet asgjë si vendi yt, unë kam qenë vet ’- tha Basha.

Ora 14:07
VIDEO me dron, ja sa njerëz kishte Basha në Fier kur hipi në ‘podiumin’ 100 mijë eurosh!

Ditën e sotme, kreu i PD, Lulzim Basha, ka vijuar me fushatën e tij elektorale në Fier.

Takimi u proreklamua me entuziazëm dhe thirrje, por në fakt nëse i referohemi pamjeve të filmuara me dron tregojnë qartë se Basha ishte rrethuar vetëm nga një grusht njerëzish, ku kishte shumë minorenë.

E gjithë kjo situatë krijoi një kaos, saqë deklaratat e Bashës nuk u dëgjuan fare dhe askush nuk e kuptoi se çfarë tha në Fier. Ashtu siç hyri ashtu doli nga Fieri.

Gjithashtu nga entuziazmi i madh Basha u ngjit sërish mbi makinën e tij tip Range Rover duke e perdorur si “podium”, nga ku ka përshëndetur qytetarët me dy gishta.

Makina e tij Range Rover e cila kushton 100 mijë euro, u përdor nga Basha si podium për të mbajtur fjalimin e tij, gjë që e bën atë mbajtësin e podiumit më të shtrenjtë në botë.

Ora 12:39
Videolajm/ Takon qytetarë dhe i flet për varfërinë mbi makina luksoze, Basha në kontradiktë me veten

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkon qytet më qytet dhe i flet shqiptarëve për varfërinë, mbi makina luksoze, të cilat kushtojnë qindra mijëra euro, duke rënë kështu në kontradiktë me veten.

Gjatë takimit të tij ditën e sotme në Fier, ajo që bie sërish në sy është fakti që kryedemokrati shoqërohet nga makina të markave më të shtrenjta si Range Rover, BMV, Mercedes.

Ora 12:22
E reja i del para Bashës: Më mirë të mblidhemi këtu dhe të vdesim nga virusi sesa nga kryeministri (VIDEO)

Gjatë takimeve që kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar me qytetarët në Fier, një e re i ka dalë përpara duke i thënë se do ndryshimin.

“Jam një ish socialiste e demoralizuar.  Një kryeministër që ka qenë tetë vjet dhe thotë kemi bërë vetëm gjysmë  e rrugës, do të na shtypë e të na vrasi. Më mirë të mblidhemi këtu të vdesin nga virusi sesa nga ai ”, tha ajo.

"Do punoj për të gjithë dhe për socialistët", iu përgjigj Basha.

Basha u bëri thirrje simpatizantëve që të ruajnë distancën e të respektojnë rregullat anti COVID, ndonëse ata ishin në grumbull.

“Jeni ruajtur nga COVID, vazhdoni të ruheni, vëre maskën”, i tha Basha një zonje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fteri: 30/03/2021 17:29

    Ky gomari i PD-së mitingjet PO kërkon ti kthej në pandemi masive ,në burim përhapje të KOVID-19 ,vdekje njerzish ,gjithë bota zbaton rregullat strikte të masave antikovid dhe ligjet e shtetit vet ,kurse ky “karafijli ” vepron kundër !…sheshet e shqipërisë po i kthen në burim aktive e ,përhapje vatra të sëmundjes – MASIVE që ka marrë jetën e milona njerzve në botë. Kjo mënyrë e të sjellurit dhune anti shtet ,rrezikon e trondit shëndetin popullin,vetëm për karrike të Lulëzim Bashës ,sepse sëmundja ngjitëse godet popullin pa dallim në radhë të parë ata që kan sëmundje shoqëruese ajo po merr jetën e njerzve me moshë të re,shkakton një dhimbje e madhe . PD-ja me L.Bashën si bishti kriminal i Sali Berishës ,veç ekspozimit dhunës në këto zgjedhje është gati edhe për rebelm politik ,si vrasje e shkatrrim të shtetit shqiptar . Kjo na kujton ngjarjet kriminele të viteve të mbrapshta 1996-97-98,Gërdecit,21 janarit ,,shitjen e detit greqisë,vjedhjen e 300mil. dollarve të rr/kombit ,jan krime të pa ndëshkuara ,turpi drejtësisë korruptuar e mafioze shqiptare.. Shteti dhe LIGJI nuk duhet të bëjë sehir kur cënohet shëndeti popullit masivisht .prokuroria mba përgjegjësi ligjore për shkelje të ligjit ,jo të bëjë shurdhin e memecin. Kurse Kryeministri nuk duhet të mjaftohet me “batuta” që hedhë ndajë “trimit ” Basha që shkel hapur ligjin , nuk i sjell më shumë VOTA LULIT ,sepse populli e njeh të dy palët ,votën e di se ku e hedhë ,sa do të mundohet nuk e mund PS. Por kjo politikë militantizmi e të grumbullimit njerzve në pandemi ,shkakton edhe pa barazi në shkelje hapur të ligjit luftës antikovid ,fushatë me dy sandarte ,por edhe në shkelje të hapura të barazisë -fushatës !. PD-ja me militant e mitingje butaforike përhap enrgji e EGO -false mbledhë mitingashë ,kurse PS -ja fushatë me qytetari e zbatim të masave antikovidë si dita me natën . ujku mund të zvogëlojë rrjedhën e gjakut pranë lëkurës së tij për të …ulë agresivitetin ,por mbeten në ujqër duke veshur lëkurat ujku dhe të vrasin njerëz dhe të bastisin edhe varrezat,në se marrin pushtetin PËSËRI ,nuk lënë gurë pa lëvizur nga themelet e shqiprisë ,për tëshpëtuar pasurin e vjedhur dhe prangave të sigurta që i presin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja