Makthi i trafikut, policia nga e hëna me plan operacional! Shërbimet 12 orë në ditë, rrugët me dyndje në monitorim

Lëvizja me makinë në Tiranë është makthi më i madh i qytetarëve. Ngecje në trafik, radhë të gjata mjetesh dhe parkime të gabuara të zënë sytë thuajse kudo, në rrugë kryesore dhe nëpër lagje.

Fluksi shtohet sidomos në ditët e fundit të vitit, për shkak të festave. Policia Rrugore e Tiranës thotë ka një plan të veçantë operacional për ditët e festave që pretendon të shfryjë radhët e gjata të pritjes, i cili nis të zbatohet të hënën e 23 dhjetorit.

Duke filluar që nga e nesër është futur në zbatim plani operacional për menaxhimin e festave të fundvitit dhe të gjitha shërbimet e policisë do të jenë me orar të zgjatur, 12 oraresh dhe kjo do të ndikoj direkt në shtimin e forcave të policisë në prezencë jo vetëm në segmentet e kryeqytetit, por dhe në rrugët interurbane kryesore, pavarësisht kushteve atmosferike, thotw Gerhard Baka , Specialit, Policia Rrugore:

Arsyet e trafikut këtë periudhë lidhet në 2 pjesë në Tiranë. I pari për shkak të biznesit gjatë paraditeve dhe së dyti për daljet në pika kyçe pasditeve dhe darkave.

Në orët e paradites kemi një dyndje rreth tregjeve industrial apo ushqimor sepse janë tregtarët që bëjnë pazaret e tyre për të siguruar festat e fundvitit dhe në orët e mbrëmjes pastaj kemi një dyndje në afërsi të sheshit "Skënderbej" nwnvizon mw tej ai.

Ditët e fundit numri i makinave që qarkullojnë në Tiranë është shtuar prej ardhjeve të emigrantëve për festa.

Prurjet nga pikat kufitare kanë një dyndje të turistëve dhe emigrantëve që kanë preferuar të zgjedhin Shqipërinë për të festuar festat e fundvitit dhe kjo domosdoshmërisht ka ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e fluksit, tregon eksperti.

Megjithëse blutë po provojnë taktika të përkohshme për të gjallëruar lëvizjen, në ato segmente që bllokimi është i madh dhe pa rezultat në gjendje normale duhen zgjidhje permanente.

"Në ato segmente rrugore ku fluksi është tejet i ngarkuar dhe është i papërballueshëm kërkohet një devijim momental për të krijuar një lehtësira nga një segment dhe për të krijuar hapësirën e duhur që të ketë rrjedhshmëri trafiku'  tregon ai.

Dy unazat e Tiranës, e vogla dhe e mesmja janë më problematiket, por pas nuk mbeten edhe rrugët e tyre lidhëse, të cilat në periudhë festash kanë përqendrimin më të lartë të njerëzve, për shkak të lokaleve, dyqaneve dhe atmosferës festive.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arritan: 23/12/2024 09:29

    Me çudit fakti qe asnje nuk merret me shkakun e problemit!! Rruget e Tiranes po ngushtohen cdo vit nga bashkia, ne nje kohe qe makinat po shtohen dhe sigurisht ky eshte rezulati, trafik dhe ndotje maksimale nga motore qe punojne ne vend pa levizur. Promovohet qytet pa makina ku makina eshte mjeti me i domosdoshem per te gjithe qytetaret. Pra nje zhvillim kontraversal qe nuk i pegjgjet kohes. Investimet me rruget e Tiranes jane te gjitha me gabime te renda qe kane rezultuar me trafik te renduar dhe asnje nuk e ngre zerin as organet e prokuresise. Zgjidhja me rotondo eshte per nje numer te kufizuar makinash jo per trafik te renduar dhe prap te gjitha investimet behen gabim me rotondo. Fatkeqesisht me kete problem nuk merret as shoqeria civile dhe as media… Ne po shpenzojme karburantin, kohen dhe po dem token rende shendetin me ndotjen e ajrit. Me keqardhje!!

    Përgjigju
  • koli: 23/12/2024 03:24

    makinat ne tirane jane shtusr shume se kane ardhur shume nga rrethet,,prandaj duhet e menjehershe ndertimi i tuneleve nentokesore,,,sic i ka bota,,,,mund te behet dhe nje metro,,kombinat- kinostudio,,,dhe unaza,,me metro,,apo dhe nga treni deri ne tirane te re...kjo eshte zgjidhja,,,zgjidhje tjeter nuk ka,,,me police nuk rregullohet trafiku...

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 22/12/2024 17:50

    12 ore nen kontrollin e Policis ! Po 12 oreshin tjeter, kush ja merr turnin Policis ???????

    Përgjigju
  • visi: 22/12/2024 17:25

    E keqja qëndron te mos zbatimi i rregullores,bëhen parakalime të gabuara,parkimet paralele sidomos në unazë dhe tjetër shqetësim është sepse punonjësit e pastrimit i lenë kazanët e plehrave në mes të rrugës duke bllokuar një kursi.Policia duket të jetë më evidente dhe gjobat të jenë ekstreme.

    Përgjigju
  • Ndoca: 22/12/2024 16:08

    A i kan do njerz me do gram tru icta? Ado me mar vota tuja nxie jeten qytetarit ka trafiku a? Ka ken ni nul, ictash jan tan nula!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë