Mal Berisha, 15 vite në kërkim
të postit të ambasadorit

Mal Berisha është një emër i njohur në diplomacinë shqiptare. Jo aq për rolin që ka luajtur në të, por për pamundësinë prej vitesh për të qenë ambasador i dekretuar nga presidentët.

 Në fakt ai është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve për etnomuzikë dhe ka bërë edhe studime. Më pas u diplomua për diplomaci në Ankara, në vitet 1993-1997 shërbeu si konsull i Shqipërisë në Stamboll. Gjatë viteve 1998-2000 është marrë me çështjen e Kosovës pranë Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane në Nju Jork, ShBA. Nga viti 2000 deri në Mars të vitit 2009 ka punuar në Departamentin e Drejtësisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Pas kthimit të PD-së në pushtet në 2005, dështoi që të dekretohej ambasador, sepse opozita në kuvend e cilësonte njeri politik dhe nga ana tjetër nuk dekretohej nga presidenti. Pas disa orvatjesh të dështuara për tu bërë ambasador në Gjermani, në 17 shkurt 2012 me vendim të qeverisë bëhet i Ngarkuar me Punë në Britaninën e Madhe, sepse pas largimit të ambasadorit Zef Mazi ambasada ishte pa drejtues, rol që e luante zv.ambasadorja Teuta Starova, gruaja e zv.ministrit të Mbrojtjes, Arjan Starova.
(Marre nga Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot