Mal Berisha e ministri grek 'sherr' 
në Oxford për Shqipërinë e Madhe

Mal Berisha e ministri grek 'sherr' <br />në Oxford për Shqipërinë e Madhe
Akuza të rënda janë lëshuar në drejtim të Shqipërisë nga ministri i jashtëm grek Nikoz Kotzias në një takim të zhvilluar në universitetin e Oxfordit ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i vendit tonë në Londër Mal Berisha. 

Gjatë fjalës së tij rreth çështjeve të brëndshme të Greqisë Kotzias  tha se në Shqipëri ka akoma parti naziste duke cituar këtu PDIU si pasardhëse e saj,dhe gjithashtu shtoi se në Shqipëri shkelen të drejtat e minoritetit grek indogjen.
 
 “Këto plane janë të njëjta me dhe po aq kundërproduktive sa planet e atyre që ëndërrojnë për një Shqipëri të madhe dhe prodhojnë harta (të një Shqipërie të Madhe) e cila përfshin pjesë të Greqisë së Veriut dhe ishujve në Detin Jon. Në veçanti, partneri i ri në qeveri partia PDIU e cila është “pasardhëse” e partive naziste nga koha kur rajoni ishte në pushtimin nazist" i dëmtojnë marrëdhëniet tona",-tha ministri  i jashtëm grek në takim
 
Ambasadori ynë aty Mal Berisha ndërhyri menjëherë dhe i kujtoi atij se harta me të cilën po ilustronte bisedën ishte një hartë gjeopolitike të cilës i mungonin dy vende të Ballkanit, Kosova dhe Mali i Zi. Më tej ai shtoi se në Shqipëri nuk ka pasur kurrë dhe as që ka parti naziste.

"Një parti e tillë dihet se ekziston në Greqi dhe sipas mediave greke ajo është anëtare e parlamentit grek. Nëse bëhet fjalë për nënkryetarin e parlamentitshqiptar, ai nuk ka asnjë lidhje me nazizmin dhe në Shqipëri nuk ka as një parti ekstremiste as të djathtë as të majtë. E drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur në Shqipëri garantohet me Kushtetutë dhe Parlamenti Shqiptar është një organ Sovran. Ndërkohë asnjë organizatë ndërkombëtare nuk ka përmendur ndonjëherë praninë e partive ekstremiste në Shqipëri",- tha Berisha.

Ambasadori Berisha  i tha ministrit grek se minoritetet në Shqipëri trajtohen sipas kartave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut
 
 "Shqiptarët, trajtimin njerëzor të grupeve tjera etnike e kanë në traditën e tyre. Po ashtu ai iu drejtua audiencës se Shqipëria është shembulli më unik në Europë në mënyrën se si i trajtoi hebrejtë gjatë periudhës së Hollokaustit duke  e trefishuar popullsinë e tyre, pa humbur asnjë jetë, në një kohë kur në tërë Europën numri i tyre u reduktua për shkak të bashkëpunimt të vendeve ku ishin ata me nazistët", vazhdoi Berisha në përplasje me ministrin.

Ambasadori theksoi gjithashtu përpara ministrit të jashtëm grek se emigrantët shqiptar vërtetë kanë sjellë të ardhura në Shqipëri por janë ata që 25 vjet kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të shtetit grek

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 
 
 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot