Dihet se disa ditë më përpara në Dukagjin kishte filluar një sulm i shpejtë i malësorëve të Shalës, Shoshit dhe Pultit, Nikaj- Merturit kundër forcave qeveritare të Nënprefekturës së Dukagjinit. Kryengritësit me një sulm të befasishëm morën qendrën e Nënprefekturës në Kodër Shëngjergjit, zunë rob forcat ushtarake që gjendeshin aty, i çarmatosën dhe i lanë të lirë.
Shkarkuan të gjithë punonjësit e administratës civile dhe filluan marshimin e shpejtë drejt Shkodrës. Tek Ura e Mesit, kryengritësit dukagjinas shpartalluan forcat qeveritare të cilat u tërhoqën në panik dhe në mënyrë të menjëhershme së bashku me kryengritësit nga Postriba, Shllaku e Temali, vazhduan marshimin drejt Shkodrës. Ushtria, kryengritësit e malësisë dhe populli rrethuan prefekturën.
Ndërsa vazhdonte përqendrimi i forcave Rexhep Shala me anën një komisioni i propozon prefektit dorëzimin e prefekturës. Të ndodhur në një situatë konfuze dhe të pashpresë Abedin Neprevishta dhe Musa Juka arsyetuan se qëndresa ishte e kotë, prandaj vendosën që të dorëzoheshin, me kusht që të lejoheshin të lirë t’ia mbathnin nga të donin prej rrethuesve.
Kapiten Ferid Frashëri, trim si luan, komandant i xhandarmërisë nuk pranoi që të dorëzohej i gjallë dhe vazhdoi me kokëfortësi qëndresën. Në orën 8.00 të mbrëmjes filloi luftimi në Prefekturë dhe zgjati gjithë natën deri të nesërmen për 12 orë deri në 8 para dite (“Ora e Maleve”, 12.06.1924). Gazeta “IL Progresso” së cilës i referohet “Dielli” i datës 5 qershor 1924 shkruante: Telegramet nga Beogradi thonë se një kryengritje plasi në Shkodër.
Dy deputetë mbi krye të 2000 kryengritësish u atakuan me forcat e Gravurës. Të dielën në mëngjes pas 24 orë lufte pa pushim kryengritësit zaptuan Shkodrën. Kryengritësit kanë 2000 vetë e 4 topa të malit dhe disa mitraloza, kurse forcat e gravurës nuk numërojnë më shumë se 700 veta të armatosur lehtësisht dhe pa topa.
Kryengritësit të shtunën mbrëma nisën të bombardojnë qytetin duke bërë bombardime të gjithë natën dhe veç kundër Prefekturës ku prefekti kishte mbledhë 300 xhandarë për mbrojtje. Rënia e prefekturës u shoqërua me 6 të vrarë Kapiten Ferid Frashri Qarkomanati i Xhandarmërisë, 3 xhandarë dhe 2 ushtarë(“Ora e Maleve , 12.06.1924)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com