TIRANE - Kandidati i Pavarur në Qarkun e Vlorës, Arben Malaj foli edhe njëherë për mospërfshirjen e tij në listat e PS dhe për vendimet që ndërmori më tej. Sipas tij, përjashtimi ka qënë gradual dhe jo një surprizë.
Kandidimin e tij si deputet i pavarur, Malaj e sheh si një mundësi për të realizuar rotacionin politik, ndërsa shton se objektiv për të mbetet mundja e Berishës dhe jo thjesht marrja e një karrigeje në Parlament. Ai nënvizoi se, ish-kreu i PS Fatos Nano ka dhënë kontribut maksimal për demokratizimin e PS.
“Rama vazhdon me objektivin si të mundë socialistët brenda socialistëve dhe jo si të mundë Berishën”, tha Malaj. Ai shtoi se është i bindur se do të fitojë mandatin e tetë në Vlorë dhe se atë nuk do ta përdorë kundër socialistëve.
Në lidhje me përfshirjen e 3 ish-deputetëve të PS-së Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadilli në listat e PD, Malaj komentoi shkurt. “Përfshirjen e tyre e shoh me dhimbje, por nuk i gjykoj, as i mirëkuptoj”, tha Malaj.
Ndërsa për mbështetjen e ofruar nga Nano, ai u shpreh krenar. “Mbështetja e zotit Nano erdhi pas kandidimit tim si deputet i pavarur. Është politikani që futi kulturën e dorëzimit paqësor të pushtetit”, shtoi ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqitarja.com)
/Shqiptarja.com