Malaj është shprehur se shqetësimi kryesor është qeverisja e mirë e vendit dhe modernizimi i partisë socialiste. “Jemi të angazhuar për ardhjen në pushtet të PS,” tha Malaj.
Malaj komentoi dhe largimin e mundshëm të tij nga PS, por tha se ai vetë nuk e a kërkuar kurrë këtë. Largimi nga PS nuk është zgjidhje, unë nuk kam kërkuar të largohem nga PS. Në PS ka figura dhe njerëz të besuar. Themeluesit duan mirënjohje, PS nuk duhet te jetë një parti që nuk ofron mirënjohje. Përmend këtu, kemi ish-presidentin Mejdani, është një nga njerëzit më të besuar, shqiptarët e duan dhe e respektojnë dhe pse ai është larguar nga mandati. Ne jemi këtu që të punojmë në modernizimin e PS. Qëllimi ynë i përbashkët është fitorja e PS”.