Malaj thotë se do t’i shërbejë socialistëve dhe i bën thirrje të përdorë energjitë pozitive për një rezultat të plotë te opozitës.
“Berisha merr më shumë vota nëqoftëse Shpëtimi nuk bënë mirë punët e bashkisë ngaqë lodhet me kontrollomin e partisë. Nëse Edi Rama nuk e dëgjoj Shpëtim se kush duhet të ishte në përfaqësimin e Vlorës dhe hoqi tre prej tyre, Vlora nuk do t’a dëgjoj Gjikën se kush i shërben Berishës, aq më tepër që kjo në Vlorë dallohet lehtë që nga buza e detit.”
Deklaratë e Arben Malaj nga Vlora për Vlorën.
Në respekt dhe mirënjohje të përhershme dhe ndaj të gjithë qytetarëve të Vlorës, i detyruar nga agresiviteti shpifës ndaj mbështetjes në rritje për kandidimin tim në detyrim të përfaqësimit dinjitoz të Vlorës, Sarandës dhe Delvinës fillimisht po bëj këtë deklaratë për shtyp nga qyteti i Vlorës. Ju jeni i bindur që më fitoren time opozita do të ketë një rezultat më të thellë dhe më cilësore në 23 Qershor. Zëri i vlonjatëve do të vij nga vota e qytetarëve me 23 Qershor dhe jo nga deklaratat e Gjikës. Shpëtimi ka detyrim të merret me punët e bashkise dhe jo me sulme ndaj kolegëve. Une kurrë nuk do të sulmoj kolegët por vetëm do të qartësoj opionin publik pas çdo deklarate servile.
Në asnjë rast të angazhimit të tim politik nuk kam votuar për Sali Berishën. Atij i shërbejnë ata që ndryshuan kushtetutën dhe që bashkëpunuan për të rrëzuar socialistët. Jam i bindur se do të ketë shumë lexues fletë rrufesh, edhe kërcënimet do të shtohen. Presioni juaj ndaj strukturave të PS për të penguar fushaten time modeste dhe pozitive është rritur ndjeshëm dhe në nivele të turpshme. PS nuk është bashkia e Tiranës apo e Vlorës. Ndërsa unë ju kam shërbyer dhe do t’iu shërbej socialistëve dhe njerëzve të mrekullueshëm të vendit tim të dashur. Berisha merr më shumë vota nëqoftëse Shpëtimi nuk bënë mirë punët e bashkisë ngaqë lodhet me kontrollomin e partisë. Nëse Edi Rama nuk e dëgjoj Shpëtim se kush duhet të ishte në përfaqësimin e Vlorës dhe hoqi tre prej tyre, Vlora nuk do t’a dëgjoj Gjikën se kush i shërben Berishës, aq më tepër që kjo në Vlorë dallohet lehtë që nga buza e detit.
I dashur Shpëtim
Është koha të përdorim të gjithë energjitë positive për një rezultat sa me të plotë te opozitës së Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Socialistë nuk të bën lista e Ramës por dashuria dhe përkushtimi për njerëzit. Rama do të kërkoj një ditë ndjesë siç po bënë përditë për gabimet që i përsërit, nuk do të doja që t’iu kërkonte prapë juve personalisht të lexonit fletën e lavdërimit. Kam qënë me fat që kam punuar për Vlorën dhe si përfaqësues i socilaistëve të Vlores me njerëz të përkushtuar si Gëzim Tushe, Niko Veizin, Eduart Alushi, Neki Dredha, Theodhori Shia, Bashkim Habili, Eltar Deda dhe pa dyshim edhe me ju shoku Shpëtim. Ndaj mos harxhoni asnjë sekondë kohë për të sulmuar njëri-tjetrin, populli është më i zgjuar se ne të dy për t’a kuptuar se ku fle lepuri. Frika dhe urrejtja primitive nuk synojnë suksesin e PS por mbijetesën personale. Ata nuk e barazojnë PS në Tiranë me Ramën dhe as PS në Vlorë me Gjikën.
Ndaj nuk jam munduar asnjëherë t’i sundoj ato me klientelizëm. Koncepti se kush ka dhënë dhe kush ka marrë më shumë nga PS është koncept klientelist.
I kam dhënë dhe do t’i jap pa fund Vlorës dhe jo vetëm Vlorës, dashuri dhe përkushtim, për një të ardhme më të mirë. Do t’a bëj këtë pa asnjë frikë nga sulmet tuaja. Do t’a bëj këtë pa asnjë joshje nga ofertat e pista. Do t’a bëj si detyrim mirënjohes ndaj kudo dhe kurdohere.
Në asnjë moment dhe për asnjë motiv nuk do t’i përçaj socialistët dhe mbështetësit tanë, as duke i trembur dhe as duke i joshur.
Jam angazhuar dhe përkushtuar gjithmonë që Vlora të jetë sa më harmonike dhe krenare siç e meriton.
Serish ju qartësoj mos bëni presione, në këtë garë nuk jam për një karrike por për një detyrim mirënjohës ndaj të rinjëve të vendit tim.
I dashur Shpëtim
Mos e keq përdor kohën për deklarata kundër kolegut tënd. Mbështet më të mirët. Thuaj me zë të fortë atë që shpesh e thua me zë të ulët. Thuaje për të mirën e Vlorës dhe të Shqipërisë.
Me fitoren time unë e rrisë cilësinë e fitores së Vlorës.
Miqesisht
Arbeni
(sg/shqiptarja.com)