TIRANË - Një ditë pasi nuk u përfshi në listat për deputetë të PS-së, Arben Malaj shpjegoi sot para mediave arsyet e vendimit të tij për të kandiduar i pavarur. Në hotel "Rogner" ai ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka marrë pjesë edhe ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, i cili që mbrëmë u pozicionua hapur në mbështetje të Malajt.
Deputeti socialist i dalë nga zgjedhjet e 2009 siguroi se ndonëse do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit në qyteitn e tij Vlorë sërish do të jetë në krah të socialistëve. “PS është mbi gjithçka, por mënyra për t'i shërbyer është e ndryshme. Duhet ta bëjmë PS të dobishme për sfidat e vendit dhe ta demokratizojmë nga lidershipi i saj. Fatos Nano ka ftuar socialistët të votojnë Malajn.
"Nëse fenomeni Malaj do marrë më shumë vota se PS në Vlorë, kjo do të jetë shumë domethënëse për të rivendosur integritetin, kurajon dhe besimin tek njerëzit, që shërbejnë me devocion, që sakrifikojnë interesat private, që Rama s’ka arritur asnjëherë t’i vendosë në fund të listave të tij. Ju ftoj të votoni simbolin Malaj dhe të nxisni të gjithë miqtë t’u largohen gjithë përfaqësuesve të rremë, që janë në krye të listave Rama. "- tha Nano.
FJALA E PLOTË E ARBEN MALAJT
Doja të falenderoja gjithë socialistët dhe mbështetësit e mi, që në gjithë karrierën time politike më kanë mbështetur Partia Socialiste është gjithçka, por mënyra për t’i shërbyer asaj është me mënyra të ndryshme. Unë i kam shërbyer me përkushtim PS-së. Është një vendim i vështirë. Është emocion, është përgjegjësi e të nesërmes për të bashkuar fuqitë tona, për ta bërë atë fituese përballë sfidave jo të lehta. Kemi qenë së bashku për shumë vite e do jemi shumë herë. Marrja e këtij vendimi është i vështirë. Kjo është për ta bërë PS fituese për ta shpëtuar PS nga tendencat neo-diktatoriale. Unë mund të hyja në parti të tjera. Jam i bindur, që po paguaj një çmim për këtë qëndrim jo vetëm në mënyrë individuale. Kam kërkuar të mos bëheshin ndryshimet kushtetuese. Kam kërkuar të ndërprisnin bojkotin e parlamentit, se vendi më i mirë ku mund të kontribuohet është parlamenti. Tani që nuk plotësojnë kërkesën e besnikërisë ndaj kryetarit tani s’janë më funksionalë. Ishte një lëvizje idesh për mendim ndryshe, nëse PS mund ta qeverisë vendin ndryshe. Ata që guxuan të ngrënë zërin, sot nuk janë më në lista. Kjo s’më bën pesimist, por më bën të angazhohem më shumë. Kjo votë do shkojë në favor të socialistëve. Ne duhet të bëjmë maksimumin, që të marrim mandatin e tetë, sepse ai u takon socialistëve të Vlorës. Krizën e krijoi qeverisja e keqe e PD-së, por e ka thelluar drejtimi i Ramës në PS. Kjo krizë do bëhet më e thellë. Ne duhet të përmirësojmë rrënjësisht kulturën politike dhe ambientin politik në vendin tonë. Nuk e morëm dot statusin kandidat as në prag të 100-vjetorit të shtetit shqiptar. Ambienti shqiptar është i mbingarkuar nga përbaltosja, nga mesazhet negative dhe sherret. Ambienti im nuk do shkëmbehet me asnjë karrige qeveritare. Karrigia ime do jetë karrigia e një deputeti, që do t’u shërbejë si një vlonjat i mirë gjithë sfidave, që ka Shqipëria jonë e dashur. Kur flitet për lëvizje flitet për ide. Jam i kënaqur që shumë nga idetë, që ne paraqitëm në universitet i gjejmë një pjesë te Partia Socialiste e në parti të tjera. Idetë e mëdha fillojnë edhe me pak ëndrra. Por ato bëhen sunduese dhe po fillojnë të bëhen. Nuk është detyra ime të ndaj kush është koka dhe kush është bishti. Ato i ndan opinioni publik. E rëndësishme është, që në autobus nuk ka zhurmë ose zhurma mbahet brenda vetvetes. Mandati i ardhshëm i takon socialistëve. Unë s’mund të marr një mandat për asnjë ambicie personale. Kam një detyrim t’u shërbej vlonjatëve që më kanë mbështetur që nga dita e parë që themeluam PS e Vlorës. Nuk kam votuar në 20 vjet kyrrë kundër PS-së. Jo Rilindje, por Riorganizim në interesa të besnikërisë individuale.
E falenderoj Fatos Nanon për mbështetjen që më jep mua si individ, por socialistëve në një moment të vështirë se si të bëhemi fitues. Mbështetja edhe e kolegëve të mi pedagogë është e jashtëzakonshme. Vendimin e kam marrë kur u njoha me listën. Veprimin e vlerësoj të dobishëm për socialistët shqiptarë. Nuk është një veprim i marrë me inat. Kam pritur vlerësimin që do më bënte PS për kontributet e mia disavjeçare. Dhe në këtë trend që ka vendi, në këtë vlerësim që i bëhet edhe shumë kolegëve të mi. Në thelbin e saj është lista e socialistëve të nënshtruar dhe jo atyre të përkushtuar. Ky është vendim i vështirë por vetëm në shërbim të socialistëve.Me kolegët e mi kemi folur gjatë për problemet e lidershipit të Partisë Socialiste. Nuk jemi duke vepruar me inat, por hap pas hapi, se pa demokratizuar PS-në nuk kemi demokratizuar vendin tonë.
Rama ka dy vjet që ka vendor që unë mos kisha akses në politikë, as në television, falenderoj mediat që më ka bërë pjesë. Vendimi ka dy vjet dhe me instiktet e tij ka kërkuar mos të jem një faktor publik. Por kam kërkuar mos pengoj integrimin e vendit. I kërkoj ndjesë opinionit publik, që jam pjesë e dështimit, duke qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. E kam paralajmëruar Ramën që mënyra e tij është si e Pasokut, një përvoje e dështuar e të majtës në Greqi.
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com