Arben Malaj, deputet e njëkohësisht anëtar i Kryesisë së PS, zhvilloi dje në qytetin e Durrësit një takim me studentët dhe të rinjtë e këtij qyteti. Motivi kryesor i këtij bashkëbisedimi ishte nxitja dhe inspirimi i të rinjve për një pjesmarrje sa më të gjerë në politikëbërjen aktive, duke nisur nga zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit.

“Domosdoshmëria e rritjes së pjesmarrjes së të rinjve në zgjedhjet parlamentare, duke vlerësuar se kjo kërkon angazhimin jo vetëm të forumeve rinore të partive politike por të gjithë të rinjve si pjesa më dinamike e shoqërisë të jenë pjesë aktive dhe të votojnë”, apelon Malaj.

Për të, të rinjtë duhet të imponojnë një kulturë të re politike duke filluar nga vetvetja si dhe të angazhohen për të kontribuar dhe konkuruar me kolegët e tyre duke u bazuar në avantazhet e tyre dhe jo në ballafaqime agresive apo përbaltosëse.

“Ata duhet t’i konsiderojnë kolegët e tyre, të partive të tjera, si konkurentë, kundërshtarë, por jo si armiq politik. Kjo e bën më të efektshëm rezultatin dhe impaktin e çdo gare politike”, tha Malaj. Ku sipas tij, shqiptarët meritojnë një të ardhme më të mirë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.05.2013

Redkasi Online
(b.mshqiptarja.com)