Malaj në kryesinë e PS:
Pse vetëm Tahiri-Zela
Partia Socialiste ka miratuar mbrëmë dy kandidaturat për postin e kryetarit të PS të Tiranës, Sajmir Tahirin dhe Ilir Zelën. Ndërkohë që janë miratuar dhe dy nënsekretarët për çështjet zgjedhore. Kryesia ka caktuar dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve brenda PS, që është data 3 mars.
TIRANE - Kryesia e Partisë Socialiste përfundoi mbrëmë vonë mbledhjen e saj, ku ka diskutuar për ecurinë e reformës zgjedhore, reformës parlamentare, problematikën e zgjedhjeve brenda partisë në disa njësi vendore, riorganizimin e forumit rinor dhe forumit të gruas. Por pika më e pritshme ka qënë kandidimi për kreun e PS në kryqytet, ku nuk kanë qënë të pakta debatet e bërë publike në lidhje me kandidatët. Ka qënë sekretari Organzativ Blendi Klosi, ai i cili informoi Kryesinë mbi situatën zgjedhore brenda strukturave të PS dhe në 117 njësitë vendore, ku ende s'janë zhvilluar zgjedhjet. Klosi i propozoi Kryesisë zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e PS në Tiranë më 3 Mars ku do kandidojnë Ilir Zela e Sajmir Tahiri, ndërkohë që propozoi mbylljen e të gjithë proçesit zgjedhor në PS brenda 15 Marsit. Këto propozime u miratuan nga kryesia, ndërkohë që në këtë mbledhje kanë munguar Majko, Braçe,Bushati e Beqja. Por gjatë paraqitjes së këtyre dy kandidaturavepër kreun e PS të Tiranës, ka pasur njëfarë debati, në lidhje me numrin e pakët të kandidatëve.
Anëtari i kryesisë Malaj ka pyetur se "ku janë emrat e tjerë për kandidatë për kryetarë të PS të Tiranës, pasi kam parë në shtyp shumë emra, të cilën janë paraqitur si kandidate të propozuar nga organizatatat socialiste?". Ai ka marrë përgjigjien se "ne s'administrojmë gazetat që dalin në treg, por administrojmë kandidatët për kryetar të PS që janë propozuar nga organizatat socialiste". Malaj e kishte fjalën për faktin se nga organizatat janë propozuar dhe Harasani, Gjoni dhe Braçe për kandidatë. Ndërkohë që pas mbledhjes, njëri ndër kandidatët për kryetar i PS në Tiranë, Tahiri u shpreh se i kërkoi kryesisë shtyrjen e datës së zgjedhjeve për t'I dhënë mundësi kandidatve të përgatiten më së miri programin e tyre. "Ky ishte vendimi i kryesisë. Kryesia formalizoi vullnetin e saj. Unë kërkova shtyrjen e ditës së zgjedhjeve për ti lejuar kandidatëve të përgatisin më së miri projektet e tyre", tha Tahiri. Ndërsa kandidati tjetër Zela, s'ka preferuar të deklarohet pa marrë qëndrimin zyrtar të kryesisë për kandidimin, por ka ripërsëritur dhe njëherë gatishmërinë e tij për të kontribuar në krye të PS të Tiranës për të bashkuar të gjithë socialistët, në funksion të fitores në zgjedhjet e 2013-tës.
Kryesia caktoi një grup pune që do të koordinohet nga deputetja Xhaçka e drejtohet nga anëtarja e Kryesisë Gjermenji për të konceptuar një projekt që do i serviret Kryesisë në mbledhjen pasardhëse, mbi organizmin e forumit të gruas. Rama propozoi gjithashtu ngritjen e një grupi pune për hartimin e strategjisë së komunikimit me publikun, duke patur parasysh afrimin e fushatës së ardhshme zgjedhore, që u miratua nga Kryesia. Ndërsa janë votuar për nënsekretarë për çështjet zgjedhore Koli Beli dhe Bledar Çuçi. Rama nënvizoi rëndësinë për të përmbyllur sa më pare e me sukses reformën zgjedhore, duke përmbushur rekomandimet e OSBBE/ ODIHR e të gjitha shqetësimet e nxjerra në pah gjatë proçesit të fundit zgjedhor.
Ndërsa Gjiknuri, informoi mbi ecurinë e deritanishme dhe ritmin e ngadaltë, vonesat në vendimmarrjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, çka rrezikon mos përfundimin në kohë të vetë reformës. Kryesia e PS gjykon se zvarritja e qëllimshme e reformës zgjedhore, për shkak të mungesës së vullnetit politik nga ana e maxhorancës, rrezikon vetë proçesin e ardhshëmzgjedhor dhe shënon një moment kritik në përmbushjen mesukses të reformës. Dokle shprehu shqetësimin se edhe ecuria e reformës parlamentare nuk po përmbush afatet kohore të vendosura më parë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4206
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02