TIRANE- Kandidati i Pavarur për Deputet në Qarkun e Vlorës për zgejdhjet e 23 Qershorit Arben Malaj, ka bërë apel për fushatë pozitive. Duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve dhe politikanëve, nga rrjeti social “Facebook”, Malaj ka theksuar se pozitiviteti sjell rritje të pjësëmarrjes në votime.
“Në këto zgjedhje duhet të bëjmë vetëm fushatë pozitive. Pozitiviteti rrit pjesmarrjen në votime, votuesit influencohen nga shpresa dhe jo nga pasiguria dhe frika. Pozitiviteti lehtëson garën sepse qartëson votuesit. Pozitiviteti e bënë më të lehtë fitoren. Të majtët orientohen tek suksesi që vjen nga pozitiviteti, të djathtët tek fitorja që vjen nga fushatat negative. Ekipi ynë në Vlorë do të bazohet në fushatën vetëm pozitive. Shqiptarët meritojnë të çlirohen nga tensionet elektorale, grindjet partiake, fushatat përbaltonjëse dhe konfliktuale.”, ka shkuar Malaj na faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com