Malaj: Nano President, është
ende herët të diskutohet

Malaj: Nano President, është<br />ende herët të diskutohet
TIRANE- Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, deputeti Arben Malaj është shprehur në lidhje me interesimin e mediave për një qëndrim të tij ndaj deklaratës së ish-kryetarit të PS Fatos Nano për zgjedhjen e Presidentit vitin e ardhshëm.

"Së pari, mendoj se është akoma shpejt që politika shqiptare të devijoje fokusin për reformat ekonomike dhe integruese, në debatin për kandidatët për presidentin e ardhshëm të vendit", ka qënë deklarata e Malajt mbrëmë në rrjetin social facebook.

Njëherësh ai është shprehur se vendi ka nevojë për qetësi dhe nuk duhen hapur debate një vit para kohë, ndërkohë ë është një axhendë e ngjeshur për reformat në vend. "Është e qartë që ky moment ka një rëndësi të veçantë për të zbutur ambientin politik apo për ta rikthyer atë në qëndrime bllokuese apo radikale. Nga menyra se si maxhoranca dhe opozita do të zgjidhin këtë problem, do të përcaktohet maturia e klasës politike në tërësi, duke ndikuar edhe në zgjedhjet e 2013-ës", tha Malaj. Për të cilin, intervista e Nanos nuk synonte të hapte apo nxiste një grindje të re në politikën shqiptare dhe aq më pak në PS. "Në këtë këndvështrim, si dhe duke marrë parasysh kohën tejet të mjaftueshme në dispozicion, do të jetë jo efektive politikisht që të përfshihemi në debate publike të motivuara nga parapëlqimet apo hatërmbetjet e së shkuarës për diçka që pret", ka nënvizuar Malaj. I cili njëherësh nuk i është shmangur vlerësimit pozitiv të ish-krytetarit socialist në këtë tranzicion mbi 20 vjeçar. "Kontributet pozitive të Nanos në këtë tranzicion të vështirë janë evidente", ka vijuar Malaj vlerësimin e tij.

Deri më tani qëndrimet e socialistëve kanë qënë me pikatore përsa i përket ambicies së shfaqur këto ditë nga ana e ish-kryetarit socialist Nano për të qënë president i vendit. Harasani është shprehur pro Nanos President ndërkohë që Dade ka lënë për të kuptuar se nuk e mbështet atë, duke thënë se në zgjedhjet e 2009 Nano s'ka votuar për PS. Malaj e mbështet, por e quan të shpejtë debatin, ndërsa dhe nga e djathta kanë ardhur vlerësime pro Nanos.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online