Malaj:Policia e Rilindjes e kriminelët
goditën me leva koordinatorin e LSI

Malaj:Policia e Rilindjes e kriminelët<br />goditën me leva koordinatorin e LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se një prej koordinatoreve të LSI, në Fushë-Krujë është dhunuar sot dhe ndodhet në Spitalin e Traumës.

Në një prononcim për mediat nga Spitali i Traumës, kandidatja për deputete e LSI, Nora Malaj e cilësoi si të rëndë rastin duke thënë se "segmente të paidentifikuar të policisë së Rilindjes në bashkëpunim me të inkriminuar kanë goditur me levë dhe më pas i kanë drejtuar armën një qytetari, një mësuesi, një drejtuesi".

“Ndiej keqardhjen më të madhe që jam këtu te “Spitali Ushtarak” duke bërë këtë prononcim që është jashtëzakonisht shumë i rëndë ku segmente të paidentifikuar të policisë së Rilindjes në bashkëpunim me të inkriminuar sot pa pikën e turpit dhe me papërgjegjshmërinë qytetare kanë goditur me levë dhe më pas i kanë drejtuar armën një qytetari, një mësuesi, një drejtuesi i cili priste takimin elektoral. Është i pafalshëm ky rast në një kohë kur flasim për liritë e njerëzve, nuk mund të mendojnë se këtë popull mund ta trembim duke dhunuar individin duke e marrë nëpër këmbë.
 
Ju bëj thirrje të gjithëve që të heqim dorë nga kjo histori e trishtuar dhe e dhimbur sepse kjo nuk është Shqipëria që ne duam, Shqipëria me armë dhe levë nuk është Shqipëria që duam. I bëj thirrje asaj policie që u quan vetën të painkriminuar por u bëj thirrje organizmave ndërkombëtarë që çdo jetë e shqiptarit është e shtrenjtë dhe e shenjtë.
 
I bëj thirrje çdo familjari të ndershëm të distancohet nga këto problematika dhe kërkoj nga Policia e Fushë Krujës që ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të zbulojë se kush është ai njeri në Shqipëri që vë dorë mbi qytetarët e ndershëm”
, tha Malaj.


VIDEO-Deklerata për mediat e Nora Malaj

Në ambientet e spitalit ishte edhe Meta i cili në një bashkëbisedimme Nora Malaj deh koordinatorin e LSI tha se kjo është normale derisa drejton Haki Çako.

Meta: Ku ta zunë pritën ata të Rilindjes?

Koordinatori i LSI: Te zyrat e LSI

Malaj: Hyri një djalë i armatosur drejtoi armën dhe gjuajti me levë

Meta: Policia e Shtetit, Policia që duam, Policia e Krimit

Malaj: I armatosur burri botës, në mes të ditës, mund të më kishte ndodhur edhe mua

Meta: Normale derisa krimi të ketë Haki Çakon atje, Hakiun e drogës, me qetësi do ta marrin përgjigjen

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset