VLORË - “Të parandalojmë thellimin e krizës”. Kjo ka qenë thirrja që kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Vlorës, Arben Malaj, ka bërë në një konferencë për shtyp që ka mbajtur sot paradite në mjediset e “Hotel Vlora International” në Vlorë. “Deputeti i Pavarësisë” - siç e ka cilësuar Malaj vetveten në garën e tij elektorale - gjatë konferencës u diskutuan qëndrimet dhe propozimet e Malajt në lidhje me situatën e vështirë ekonomike dhe krizën financiare, që po kalon vendi dhe cilat janë sfidat tona.
Malaj ka theksuar se kriza vazhdon të thellohet dhe se ekonomia është parësore për vendin. “Qeveria mbledh më pak dhe harxhon më shumë”, ka bërë të ditur Arben Malaj, njëkohësisht pedagog ekonomie. “Deficiti dhe borxhet po mbeten. Berisha ka dështuar me modelin e tij”, ka deklaruar Malaj.
Ai ka shtuar edhe që, "populizmi me rritje taksash, rritje pagash është i pavërtetë dhe shqetësues". Këtë ai e ka argumentuar duke bërë edhe një krahasim të menaxhimit të financave publike në vitet: 1997-2005 dhe 2005-2013, ku vihen re shifra përkeqësuese. Njëkohësisht, ai ka propozuar edhe masat që duhet të ndërmerren për uljen e defiçitit, borxhit publik, uljen e nivelit të varfërisë dhe papunësisë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com