TIRANE - Kandidati i Pavarur për qarkun e Vlorës, Arben Malaj deklaron se nuk do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet e 23 Qershorit, pasi sipas tij “është detyrimi i tij ndaj të rinjve të vendit”.
Duke akuzuar kreun e Partisë Socialiste, Arben Malaj tha se: “Rama i ka shërbyer disa herë Saliut, ku rasti më i qartë dhe më i dëmshëm ishte ai i ndryshimit të Kushtetutës, që Malaj nuk e votoi si pjesë e përgjegjësisë ndaj vendit të tij”.
Ndërkaq i ka bërë thirrje “Ramës të punojë për fitoren e PS-së”.
“Për ne, më të rëndësishëm janë qytetarët e Vlorës, të cilët e kanë mbështetur përherë deputetin e tyre, prandaj kanë dashurinë dhe përkushtimin tonë”, tha Malaj.
Sipas Deputetit të Pavarur për qarkun e Vlorës, “dështimi i qeverisë Berisha dhe kriza e rëndë që ka pllakosur Shqipërinë kërkon vizion, angazhim dhe përgjegjësi maksimale për të fituar zgjedhjet”.
Ndërkaq shtoi se do të vijojë një fushatë dinjitoze për qytetarët e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com