Malaj: Rasti “Islami”, rrezik
Deputetët s’janë kartona

Malaj: Rasti “Islami”, rrezik<br />Deputetët s’janë kartona
TIRANË – I rikonfirmuar anëtar në kryesinë e re të Partisë Socialiste, deputeti Arben Malaj shprehet kundër masave përjashtuese ndaj deputetëve “kokëfortë”.
Në profilin e tij personal në Facebook Malaj ka publikuar qëndrimin e një dite më parë në kryesinë ku u vendos edhe përjashtimi nga grupi kuvendor i Kastriot Islamit.
“Ritheksova në kryesi konceptin që efikasiteti i një force politike vjen nga fleksibiliteti i saj dhe jo nga masa përjashtuese, apo disiplina formale. Masat ndëshkuese e përjashtuese do të jenë të dëmshme për sfidat politike të PS-së”, shkruan Malaj.
I njohur disa herë edhe për kritikat e tij ndaj lidershipit socialis Malaj thotë se, në mbledhjen e grupit kuvendor të martën, do të kërkojë ndalimin e këtyre masave ndëshkuese.
“Aq më pak ne nuk duhet të synojme rritjen e efikasitetin tonë politico -elektorale duke rritur masat ndërshkimore ndaj çdo deputeti socialist edhe në rastet kur mospjesëmarrja në votime apo votimi abstenues, nuk prodhon një rezultat politik negativ për PS-në, por “shkelje të dispilinës”. Me mos pjesmarrjen e tyre kolegët deputet të PS nuk i sollën një dështim politik PS-së në votimin përkatës, deklaron Malaj.
Sipas tij, aktiviteti kokret i çdo deputeti mund të shërbejë si element vlerësimi për karrierën e tij politike, por në asnjë rast mungesa në seancë parlamentare, mos votimi, apo votimi abstenues të shërbejnë për të çrregjistruar kolegë nga Grupi Parlamentar.
“Shtimi i rasteve statutore kur një deputet penalizohet politikisht krijon premisa negative në ushtrimin e mandateve politike, duke i shndërruar deputet në thjeshtë “kartona solidarë”, pa të drejtë analize dhe qëndrimi edhe individuale”, e mbyll komentin e tij anëtari i kryesisë së PS-së.
Të martën pritet që, grupi kuvendor i deputetëve socialistë të votojë lidhur me propozimin e kryesisë për përjashtimin nga grupi të deputetit Islami, i cili sipas forumit të lartë nuk mori pjesë në votimin kundër Bujar Leskaj si kandidat për kreun e ri të KLSH-së.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim