“ Qeveria e Koresë së Veriut qëndron mbrapa vrasjes së vëllait të diktatorit koreanoverior Kim Jong –un” është ky përfundimi i hetimit të policisë së Malajzisë.
 
Sipas ministrit të Koresë së Jugut përfundimet e hetimit bazohen në fakte të ndryshme.

Sipas tij personi që ka vrarë Kim Jong nam është dërguar nga qeveria e Koresë së Veriut.
 
45 vjecari u vra në aeroportin e Kuala Lampur duke u helmuar për vdekje.

Kim Jong nam jetonte prej kohësh jashtë vendit dhe cilësohej një kritik i regjimit të familjes së tij. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)