/ATSH-AFP/ - Përpjekja ndërkombëtare për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë Indonezinë nuk do të jetë e mjaftueshme dhe juglindja aziatike do të jetë edhe për disa javë e përfshirë nga zjarret në pritje të sezonit të shirave, theksoi sot një ministër malajzian.
Nën presion, Indonezia pranoi javën e kaluar ndihmë ndërkombëtare për neutralizimin e zjarreve në pyje që kanë shkaktuar, që prej disa javësh, emetime të gazrave toksikë dhe irritimin e vendeve fqinje si Singapori dhe Malajzia.
Zjarret në pyje dhe tokat bujqësore janë ndezur në mënyrë të paligjshme për të mundësuar zgjerimin e plantacioneve, veçanërisht të vajit të palmave, për të cilën Indonezia është prodhuesi i parë në botë.
Malajzia është detyruar edhe njëherë të mbyllë shkollat në disa rajone për shkak të cilësisë së keqe të ajrit.
Ministri i Mjedisit, Junaidi Tuanku theksoi se kriza pritet të zgjaste një muaj.
"Përpjekjet ndërkombëtare nuk do të mjaftojnë. Shpresojmë që shirat të nisin nga mesi i muajit nëntor. Ato do të mundësojnë shuarjen e zjarreve'', shtoi ai.
Indonezia nisi të premten e kaluar një operacion të gjerë në përpjekje për shuarjen e zjarreve në Sumatra dhe pjesën indoneziane të Borneos.
Tridhjetë e dy avionë dhe helikopterë, gjashtë prej të cilëve nga Singapori, Malajzia dhe Australia, u vendosën në mbështetje te 22 000 trupave tokësorë