Letra e hapur e Malala Yousafzai:
Motrave të mia trime, vajzave të rrëmbyera të Cibok-ut. Në këtë përvjetor të parë të kapjes tuaj, iu shkruaj me një mesazh solidariteti, dashurie dhe shprese. Emri im është Malala. Jam një vajzë nga Pakistani, moshatare e juaja. Jam një nga miliona njerëzit në mbarë botën që lutet për ju dhe familjet tuaja. Nuk mund ta imagjinojmë cfarë tmerresh keni kaluar, por ju lutem të dini dicka: Ne nuk do t’iu harrojmë kurrë. Ne do të jemi gjithmonë pranë jush. Sot dhe cdo ditë, ne i bëjmë thirrje autoriteve nigeriane dhe atyre ndërkombëtare, të punojnë më shumë për t’iu rikthyer në shtëpi. Ne nuk do të pushojmë derisa ju të bashkoheni me familjet tuaja. Ashtu si ju, edhe unë isha shënjestër e militantëve që janë kundër shkollimit të vajzave. Një burrë i armatosur më qëlloi mua dhe dy shoqe të miat në autobusin e shkollës. Ne mbijetuam dhe iu rikthyem shkollës. Tani flasim në emër të të gjitha vajzave që kanë të drejtën të arsimohen. Fushata jonë do të vazhdojë derisa ju dhe të gjitha vajzat dhe djemtë në të gjithë botën të keni mundësinë të merrni falas shkollimin e duhur dhe sa më të sigurt. Korrikun e kaluar, e kalova përvjetorin tim të 17-të në Nigeri me disa nga prindërit tuaj dhe pesë nga shoqet tuaja të klasës që i shpëtuan rrëmbimit. Prindërit tuaj janë të shkatërruar. Ata ju duan dhe i ka marrë malli për ju. Unë dhe babai im qëndruam dhe u lutëm me prindërit tuaj, dhe u prekëm thellësisht. Shoqet tuaja që u arratisën na mahnitën me dëshirën e madhe për të kapërcyer cdo pengesë dhe për t’u arsimuar denjësisht. Ne premtuam që do të bëjmë gjithcka mundemi për t’ju shpëtuar. Takova presidentin Nigerian Goodluck Jonathan dhe i kërkova të punonin më fort për lirinë tuaj. Gjithashtu i kërkova të takonte familjet dhe shoqet tuaja dhe ai i takoi disa ditë më pas. Sidoqoftë në mendimin tim, autoritetet nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’ju liruar. Ata duhet të bejnë shumë më shumë për të siguruar lirinë tuaj. Unë jam pjesë e atij grupi të madh njerëzish që këmbëngulin me urgjencë për lirinë tuaj. Kemi arsye për të patur shpresë dhe optimizëm. Forcat nigeriane po rifitojnë territoret e tyre dhe po mbrojnë më shumë shkolla. Presidenti i ri nigerian Muhammadu Buhari, është betuar se liria juaj është prioritare për të dhe premtoi se qeveria e re nuk do ta tolerojë dhunën ndaj grave dhe vajzave. Ju do të keni mundësinë të edukoheni sic e meritoni. Fondacioni Malala së bashku me disa organizata të tjera i ofroi shoqeve tuaja, bursa të plota për të përfunduar arsimin e mesëm. Pjesa më e madhe e tyre e pranuan bursën dhe po vazhdojnë shkollën në një shkollë më konvikt mjaft të sigurtë dhe me mbështetjen e nevojshme. Shpresojmë që një ditë t’ju pajisim dhe ju me bursa. Mbani mend që një ditë përvoja juaj e hidhur do të marrë fund, do të bashkoheni më familjet dhe miqtë tuaj dhe do të mbaroni me kurajo arsimimin tuaj. Mezi po pres ditën që do të mundem të përqafoj secilën prej jush, të lutem me ju dhe të festojmë bashkarisht lirinë tuaj. Deri atëherë, bëhuni të forta dhe mos e humbisni shpresën kurrë. Ju jeni heroinat e mia.
Motra juaj,
Malala
Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)