Dy persona janë arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe, pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kultivim kanabisi.
Të arrestuar janë Sadik Curraj 48 vjeç banues në Grumire dhe Nikoll Botinaj 48 vjeç, banues në Xhan të Malësisë së Madhe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Sadik Currajt, janë gjetur dhe sekuestruar një automatik, dy karikatorë me fishekë dhe 900 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Ndërsa gjatë kontrollit pranë banesave të dy personave që u arrestuan u gjetën dhe u asgjësuan edhe 5 parcela me 866 bimë narkotike kanabis.
Materialet në ngarkim të dy të arrestuarve Sadik Curraj dhe Nikoll Botinaj në kuadër të operacionit "WEITING" i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në foto arma e sekuestruar dhe kanabisi

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com