Në bordin e helikopterit kanë qenë 3 ushtarakë, ku 2 prej të cilëve kanë humbur jetën. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, viktimat janë kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha.
Trupat e tyre janë nxjerrë nga Liqeni nga polumbarët e RENEA-s dhe janë përcjellë për në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur ushtari profesionist, Gerald Baramuça, i cili ka mundur të shpëtojë. Atij i është dhënë ndihma e parë nga banorët dhe peshkatarët e zonës, të cilët e kanë transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Shkodrës.
Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta të Policisë si FNSH-ja dhe RENEA, zjarrfikëset si dhe autoambulancat, mbërritën në vendngjarje për të bërë të mundur
nxjerrjen e trupave të pajetë nga helikopteri.
Gjithashtu, nga Tirana u nis një helikopter kërkim shpëtimi, i Forcave të Armatosura.
Korrespondenti i Shqiptarja.com, Elvis Nabolli i cili raportoi nga vendngjarja, deklaroi se në bregun e Liqenit të Shkodrës gjenden disa mbetje të helikopterit.
Në vendin e rrëzimit të helikopterit ka qenë edhe një varkë peshkimi me disa peshkatarë.
Ata kanë deklaruar se fillimisht kanë dëgjuar një zhurmë shpërthimi në bordin e helikopterit kur ai ndodhej në ajër, ndërsa më pas, pas disa avarive, ka rënë në Liqenin e Shkodrës.
Po sipas dëshmive të tyre, në momentin e rrëzimit janë dëgjuar edhe thirrjet për ndihmë të pjesëtarëve të bordit.
Ata kanë mundur të nxjerrin nga uji vetëm një nga pjesëtarët e bordit, ushtarin profesionit Gerald Baramuça, i cili edhe pse me plagë në trup kishte dalë nga helikopteri.
Ndërsa për dy pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit, ka qenë e pamundur nxjerrja, deri kur kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset.
Helikopteri i rrëzuar sot në Liqenin e Shkodrës, është një prej mjete ajrore të Forcave të Armatosura, që dy ditë më parë u ekspozua në ceremoninë e 7 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
(Rrënojat e helikopterit teksa pluskojnë në liqen)
(Rrënojat e helikopterit të rrëzuar në Liqeni i Shkodrës dhe ekipet e policisë duke nxjerrë trupat e dy viktimave) Foto të tjera
(Helikopteri që u rrëzua në Shkodër, fotografuar dy ditë më parë në 4 prill gjatë ekspozimit në Sheshin Nënë Tereza për 7-vjetorin e anëtarësimit në NATO)
(Helikopteri EC 145 me numer bordi 637 që u rrëzua në Shkodër, fotografuar dy ditë më parë në 4 prill)
Emrat e viktimave
- Donald Hoxha - Kapiten
- Florian Delia - Toger
(Dy viktimat Donald Hoxha (majtas) dhe Floran Delia (djathtas)
I plagosur
Gerald Baramuça
(I plagosuri Gerald Baramuça në Spitalin e Traumës)
(I plagosuri Gerald Baramuça sillet në spitali i Traumës dhe fjala e ministrit Beqaj dhe doktorit për gjendjen e tij)
Shkak i rrëzimit të helikopterit dyshohet një defekt teknik
Helikopteri i rrëzuar mesditën e sotme në Shkodër, është një nga 3 helikopterët e rij të Forcave të Armatosura. Ndonëse nuk dihen zyrtarisht rrethanat e aksidentit, dyshohet se ai ka pësuar një defekt teknik gjatë fluturimit, gjë që ka sjellë avari në sistemin e tij elektrik, duke sjellë edhe rrëzimin në ujërat e Liqenit të Shkodrës.
Ministria e Mbrojtjes: Helikopteri i aksidentuar, EC 145, fluturimi stërvitor
Helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes model EC -145 dhe tre pjesëtarët e ekuipazhit të përfshirë në aksidentin me pasoja mesditën e kësaj të mërkure, kanë qenë në fluturim stërvitor.
Është ky sqarimi i Ministrisë së Mbrojtjes e cila ka bërë publik dhe emrat e ekuipazhit mes tyre Kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtari profesionist Gerald Baramuça.
Fluturimi ka nisur mesditën e kësaj të mërkure në ora 12:10 nga baza ajrore e helikopterëve në Farkë dhe në ora 13:45 minuta helikopteri ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit në Rinas.
Pas humbjes së kontaktit me kullën e kontrollit drejt zonës së fluturimit është nisur një tjetër helikopter kërkim shpëtimi.
(Helikopteri që u rrëzua në Liqeni i Shkodrës, togeri me kapele në të djathë të fotos është Donald Hoxha, një nga pilotët që humbi jetën, fotografuar në 18 mars 2016)
(Me rreth togeri Donald Hoxha në 18 Mars gjatë ekspozimit të dy helikopterëve EC 145 dhe Cougar në "Nënë Tereza",helikopteri në sfond është ai që u rrëzua sot në Shkodër)
(Helikopteri që u rrëzua në Shkodër, foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera
(Helikopteri që u rrëzua në Shkodër, fotografuar dy ditë më parë në 4 prill gjatë ekspozimit në Sheshin Nënë Tereza për 7-vjetorin e anëtarësimit në NATO) Foto të tjera
(Donald Hoxha, një nga pilotët që humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit)
"EC 145", u ekspozua në sheshin 'Nënë Tereza' 2 ditë më parë
(Piloti Floran Delia gjatë një takimi me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo)
(I plagosuri Greald Baramuça)
(Specifikimet dhe të dhënat për helikopterin që u rrëzua në Liqeni i Shkodrës)
Beqaj: I plagosuri, jashtë rrezikut për jetën
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka deklaruar se një person ka mbërritur në spitalin rajonal të Shkodrës, pas rrëzimit të helikopterit. Beqaj u shpreh për Report Tv se i plagosuri ka marrë dëmtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas tij, një helikopter sanitar është në gatishmëri nëse i plagosuri, i cili dyshohet të jetë piloti i helikopterit, do të ketë komplikacione shëndetësore, ai do të transportohet menjëherë drejt Tiranës.
(Ministri Beqaj në lidhje telefonike)
Tonin Marinaj: Peshkatarët i dhanë ndihmën e parë pilotit
Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, u shpreh për Report Tv se kanë qenë peshkatarët dhe banorët e zonës ata të cilët kanë njoftuar rrëzimin e helikopterit në fshatin Grishë të Malësisë së Madhe. Sipas tij, kanë qenë disa peshkatarë të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë pilotit të plagosur, Gerald Baramuça.
Qosja: Helikopteri ka rënë 500 m në thellësi të liqenit
Më herët, administratori i Malësisë së Madhe, Ismet Qosja tha në një lidhje telefonike, për Report Tv se një helikopter ka rënë në liqenin e Shkodrës, në një largësi rreth 500 metra. "Njëri nga personat që ndodheshin në helikopter është nxjerrë nga uji dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës", tha Qosja.
Radovani: Na informuan banorë të zonës
Prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani ka deklaruar se lajmin për rrëzimin e helikopterit e ka marrë nga një banor i zonës. Sipas tij, piloti i cili ka shpëtuar ka thënë se brenda në helikopter ndodhen 2 persona. “Një banor i zonës, thotë se helikopteri ka shpërthyer para se të rrëzohet", tha Radovani.
(Liqeni ku ka rënë helikopteri) Foto të tjera
(VIDEO:Liqeni ku u rrëzua helikopteri dhe një tjetër helikopter i FA duke patrulluar zonën)
(Liqeni ku u rrëzua helikopteri dhe një tjetër helikopter i FA duke patrulluar zonën)