Malësi e Madhe/ Makina del nga rruga në Koplik-Dedaj, vdes rrugës për në spital 21-vjeçari (EMRI)

 Malësi e Madhe/ Makina del nga rruga në Koplik-Dedaj, vdes rrugës për në spital 21-vjeçari (EMRI)

Foto ilustruese

Shkodër- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe.

Policia e Shkodrës bëri me dije se një 21-vjeçar ka humbur jetën, teksa udhëtonte me mjet në aksin Koplik-Dedaj, rreth orës 20:30.

Mësohet se viktima është Gjeto Gjonaj, 21 vjeç, banues në fshatin Reç. 

“Duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë 21-vjeçari ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital”, bëri me dije policia vendore.

Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja, informoi se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!