Malësi e Madhe/ Sekuestrohen fidanë, bimë narkotike dhe një sasi municioni luftarak, shpallet në kërkim 49-vjeçari

MALËSI E MADHE - Një 49-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi është autori i dyshuar i mbjelljes së një sasie fidanësh dhe bimësh narkotike në fshatin Gruemirë në Malësinë e Madhe.

Si rezultat i kontrolleve në kuadër të megaoperacionit ‘Territor i pastër’, policia gjeti 321 fidanë të mbjella dhe 52 bimë narkotike, të cilat u sekuestruan në ambientet e një objekti në pronësi të P.C., 49 vjeç.

'Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Gruemirë, gjetën të mbjella 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike. Gjithashtu, në këtë territor, në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C., u gjetën disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.', njofton ndër të tjera policia. 

Gjithashtu u gjetën edhe disa bimë narkotike në proces tharje, si dhe një sasi municioni luftarak të sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e 49-vjeçarit.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë