Malësi e Madhe/ U ndje keq, turisti i moshuar malazez vdes gjatë transportimit me ambulancë drejt spitalit! Ja për çfarë dyshohet

Malësi e Madhe/ U ndje keq, turisti i moshuar malazez vdes gjatë transportimit me ambulancë drejt spitalit! Ja për çfarë dyshohet

Spitali Shkodër

Shkodër- Një turist i moshuar malazez ka humbur jetën teksa po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Shkodrës pasditen e sotme, pasi shfaqi edhe komplikacione shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, kur një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi shoku i tyre me inicialet M. N., 71 vjeç, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. 

“Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës dhe kanë transportuar për në Spital me autoambulancë  shtetasin M. N., për ndihmë mjekësore. Shtetasi M. N., 71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në Spital”, bëri me dije policia vendore.

Nga veprimet paraprake hetimore, dyshohet se turisti ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.  “Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, sqaron policia vendore.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

 Traktori del nga rruga dhe e zë poshtë, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar në Itali

Traktori del nga rruga dhe e zë poshtë, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar në Itali