MALI - Në një deklaratë publike në televizonin shtetëror Kryeministri i Malit, në Afrikë ka dhënë dorëheqjen pa dhënë shpjegime të mëtejshme disa orë pasi u arrestua nga disa ushtarë kryengritës. Urdhri u dha nga Amadou Sanogo, lideri i grushtit të shtetit që rrëzoi qeverinë e ligjshme në 21 marsin e kaluar.

Modibo Diarra u arrestua të hënën në shtëpinë e tij në kryeqytetin Bamako me urdhër të Amadou Sanogo, lideri i grupit të shtetit që rrëzoi qeverinë e ligjshme në 21 marsin e kaluar me argumentin se nuk po u jepeshin mbështetje të mjaftueshme për të luftuar kundër islamistëve dhe rebelëve tuaregë.

Tensionet mes kryeministrit dhe ushtarëvë ishin përkeqësuar gjatë javëve të fundit. Ata e akuzonin kryeminstrin që nuk kishte bërë përpjekje për rimëkëmbjen e shtetit dhe rivendosjen e demokracisë.

Një zëdhënës për grupin e ushtarëve, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se “zoti Diarra po përpiqej të arratisej nga vendi.”

Diarra u bë kryeministër i një qeverie të përkohshme në prill dhe kishte kërkuar ndihmë për ndërhyrje të forcave të Bashkimit Afrikan në pjesën veriore të Malit, e cila u pushtua nga trupat ushtarëk rebelë.

Ndërkohë Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar duke bërë të qartë se kjo nuk është mënyra për të zgjidhur mospërputhjet me qeverinë.

(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)