'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës

Borxhet ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tepelenë kalojnë shifrën e 120 mijë eurove. Kjo shumatore është e akumuluar prej 17 vitesh dhe debitorët familjarë ende nuk kujtohen që të shlyejnë detyrimet e prapambetura.

Sipas drejtorit të Ujësjellësit të Tepelenës, Jetnor Haska, borxhi është e akumuluar qysh prej vitit 2007 e deri me sot nga debitorët familjarë, kryesisht familje pa të ardhura duke shkaktuar probleme në bilancet vjetore të ndërmarrjes.

Sipas tij, në disa raste debitorët janë kallëzuar penalisht duke vjelur detyrimet e prapambetura përmes vendimeve gjyqësore të zbatuara nga zyrat e përmbarimit.

Për sa i përket institucioneve debitore ndaj ujësjellësit, është vetëm Bashkia e Tepelenës e cila sipas Haskajt, po shlyen këtë debi të prapambetur prej më shumë se 14 vitesh, ndërsa institucione të tjera debitore nuk ka.

Ndonëse është investuar në rrjetin e përcjelljes së ujit të pijshëm në këtë bashki, humbjet në rrjet nuk mungojnë, madje janë në shifra serioze. Sipas Haskajt, këto humbje janë në masën 37%. Tepelena është një zonë e pasur me burime të shumta në të dy anët e brigjeve të Vjosës.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn