Mali i Dajtit: Si të shijosh
dëborën mbi shtëpi

Mali i Dajtit: Si të shijosh<br />dëborën mbi shtëpi
Sa afër dhe sa i pranishëm në jetën tonë të përditshme, aq shpesh i harruar. Por, Dajti që më 6 shkurt shënon 46 vjet park kombëtar mbetet një mundësi mjaft e mirë argëtimi në fundjavë, për udhëtime të shkurtëra dhe që mund të merren shpejt, pa ndonjë planifikim të gjatë. Gjatë dimrit Dajti është i preferuar për borën e tij. I parë nga rrugët dhe ndërtesat e kryeqytetit, ai krijon përshtypjense është vetëm një mal me pemë të larmishme, të gjelbëruara ose jo, duke fshehur kështu borën aq të adhuruar nga tiranasit. Vetëm maja e tij zbardh ndërsa pjesae poshtme duket si një zonë e zymtë malore. Pakkush beson se bora ne Dajt nuk ka shkrirë prej 12 dhjetorit këtë sezon.

NË FUSHËN E BARDHË
Kudo ku dimri ashpërsohet, dëbora tregon anët e këqija të saj, por jo në fushën eDajtit. Njerëzit lëshohen nëhapësirën e saj për ta prekur dëborën si një gjë të rrallëdhe pa marrë mirë frymë fillojnëgjuajnë me topa bore. Amatorët e skive dhe të ecjes zhduken sa hap e mbyll sytë. Ardhja në grup është traditë e vjetër, po aq sa dhe ardhjae cifteve të reja apo familjarëve.Secili arrin të gjejëqoshen e tij ku qëndron derithuajse deri në fund. Ashtu bën edhe braziliani Serxhio
që ka ngritur dy tenda të vogla flamurin shqiptar dhe flamurin e Pathfinder, klubit të zbuluesve, që në të vërtetëjanë një grup fëmijësh më shami të verdha të qafë dhe që bëjnë aktivitete të ndryshme. Këtë fundjavë kanë zbuluar Dajtin dhe janë duke bërë rrëshqitje me slitë e duke luajtur futboll e volejboll në borë. "Dajti është një vend i mrekullueshëm në të gjitha stinët" thotë Serxhio,që nuk harron të kujtojë se dëborën e sheh vetëm në jug të atdheut të tij, në kufi me Argjentinën "një mundësi shumë e mirë për kryeqytetasit. Ashtu si fëmijët e klubit Pathfinder shikon tek tuk edhe të tjerë që kanë marrë me vete slita plastike të përmasave të ndryshme për të rrëshqitur, por "pista" duhet kërkuar disi, pasi jo kudo bora është e ngjeshur. Argëtimi më popullor në Dajt mbetet loja me topa bore. Sa më i madh të jetë grupi aq më e madhe është rrëmuja dha zbavitja, e cila përfundon qetësisht me një plak bore, fotografi apo video me celular. Nxënësit nuk ngurrojnë të xhirojnë edhe mësusesen e frikësuar teksa i hipën Lulit, njërit prej kuajve që banorët e zonës e nxjerrin për të shijuar jo më shumë se 50 metra shëtitje kundrejt 200 lekëve të reja.

KAFE PRANË OXHAKUT TË BYROSË
Dajti ka mundësi të mira akomodimi si për disa orë ashtu edhe për për një fundjavë të tërë. Ju mund të zgjidhni që të zgjoheni në ajrin e pastër dhe të freskët të malit duke marrë një dhomë nga hotelet e shumta që gjenden nga rrëza e malit e deri lart në fushë. Ccmimi i një dhome dyshe është minimumi 2500 lekë të reja nata. Ata që duan të rrinë vetëm disa orë mund të marrin ushqim me vete duke bërë në këtë mënyrë një piknik të këndshëm dimëror. Të tjerët mund të ulen në restorantet pranë fushës. Por bëni kujdes! Nëse nuk keni kohë për të humbur, mos synoni restorantet me shumë njerëz, pasi duhet të prisni plot një orë për pasur ushqimin në tryezën tuaj. Pak hapa më tutje mund të gjeni mish qengji në hell për 750 lekë të reja në vend të 1900 lekëve të reja. Kafen mund ta pini në një ambjent pak më të ndryshëm nga ai i zakonshmi ku zhurma e njerëzve të kujton ditët e zakonshme. Në ish vilën e Manush Myftiut sot hotel resort "Foresta" mund të pini një kakao të ngrohtë pranë oxhakut të ndezur e të ndiheni si në shtëpinë tuaj, shoqëruar me disa copëza historish që mund t'i dëgjoni nga të zotët e lokalit. Në restorant ende janë gjurmët e dikurshme të kohës, si pllakat e mureve të brendshme të vilës së anëtarit të Byrosë apo një komplet filxhanësh bakri të firmuar nga artistikja Migjeni që sfidojnë kohën mbi oxhak. Pak më tutje është rezidenca e kryeministrit dhe fusha ku ai shëtit së bashku me familjen e tij. Vizitat e tij të shumta sipas banorëve tregojnë se kryeministri "ia di vlerën më shumë se kushdo tjetër malit".

TË SHIJOSH BUKURITË E DAJTIT DUKE ECUR
Bukurinë e malit të Dajtit njeriu mundet ta shijojë më shumë në këto vende:
1. Tek 'King Park' (ish Kampi Puntorëve). Filloni t'i ngjiteni të përpjetës majtas (kur jeni me fytyrë nga mali) dhe të arrini deri tek kështjella prehistorike.
2. Nëpër Shtegun e Tërthortë. Në zonën eFushës së Dajtit (pranëteleferikut) nëse niseni ngarruga e makinës dhe ingjiteni malit drejt e përpjetë pa u ndalur për rreth 5 deri 10 minuta (kjo varetnga pika e nisjes) ju do të arrini në një lehtizore të 'shtruar' (shtegu i tërthortë).Ju këshillohet që të lëvizni majtas; shtegu i shkon malit tërthor, majtas e djathtas. Lëvizja nga ana veriore (majtas) u nxjerr në grykën e Tujanit e prej aty duke ndjekur 'rrugën' ju mund të shkoni edhe ca më tej, përtej tunelit, për të soditur format e thikta të relievit. Bëni kujdes që kur të mbarojë rruga e 'shtruar' të mbani shtegun e sipërm!
3. Kreshta e Dajtit. Ky udhëtim ju mundëson që të jetoni për disa orë me pyllindhe malin dhe të soditni pamjet magjepëse, në të dy anët e kreshtës duke kundruar kështu një territor të gjerë të Ultësirës Perëndimore dhe Maleve Qëndroretë Shqipërisë. Për kalimin e Kreshtës duhet të shkoni deri në guroren e QafëPriskës me mjet dhe prej aty të filloni ngjitjen e cilanë 45 minutat e para është e lodhshme. Marshimin e përfundoni në Majën e Dajtit (1613m.) dhe prej atyuluni në Fushën e Dajtit.
4. Maja e Tujanit dhe Maja e Dajtit. Nga Fusha e Dajtit mundet që të ngjiteni drejt e tek Qafa e Qershisë që është një vend i këndshëm për të kaluar kohën. Prej aty mundet të vazhdonipër në Majën e Tujanit (drejtimi majtas) ose të Dajtit (drejtimi djathtas).

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane