Pavarësisht se mali simbol është i lartë 2400 metra mbi nivelin e detit, besimtarët nuk kanë ngurruar të ndërmarrin rrugën e vështirë që të çon në teqe.
Majat e thepisura dhe rruga thuajse e shkatërruar, nuk na ka penguar që lëvizur pas vargut të gjatë të makinave, të rrugëtojnë për te vendi i shenjtë i bektashinjve.
Ndërsa nisemi nga qendra e Beratit me grupin tonë të xhirimit drejt destinacionit, udhëtimi zgjati për rreth 2 orë.
Prej vitesh, ky destinacion turistik, i pashfrytëzuar, nuk ka njohur kurrë investime.
Rruga thuajse është tërësisht e shkatërruar, aq sa makina jonë duke se nuk ecën, por lëngon.
Gjithsesi nga kjo lartësi panorama që na dhuron Tomorri, është tejet emocionuese.
Ndërsa mbërrijmë në vendin e shenjtë, dallojmë që larg çadrat e besimtarëve të vendosura nëpër fusha, por edhe në zona të larta.
Duke përfituar nga kjo datë e shenjtë, barinjtë e fshatrave të Skraparit dhe familjarët e tyre shesin çdo gjë, duke filluar nga thasët deri te dhënia me qera e çadrave.
Ata që përfitojnë më shumë janë barinjtë, për shkak se çdo familje që mbërrin në malin e Tomorrit bën kurban një dele apo një qingj, traditë e lashtë sa besimi bektashian.
Sa e shisni një dele apo qingj?
4 mijë lekë kilen, peshë e gjallë.
Gjatë këtyre ditëve që bektashinjtë kanë pasur festën e tyre, a ka pasur persona që e kanë blerë?
Shumë pak, në krahasim me vitet e tjera ka rënje.
Sa shkon çmimi i një deleje e një qingji?
100 mijë lekë të vjetra dhe 50 mijë lekë të vjetra qingji.
Momenti kulmor i festës është “Kurbani”
Ky është vendi ku deri në datën 24 gusht mendohet se janë bërë rreth 9 mijë kurbanë.
Në krahasim me një vit më parë, thertorja duket se vijon të mos plotësojë as kushtet minimale. Këto janë planet e kësaj thertoreje në vitin 2015.
Dhe siç duket, një vit më pas shumë pak gjëra janë përmirësuar.
Papastërti, të brendshmet e bagëtive dhe lëkurat e tyre të hedhura kudo. Qengjat dhe deshët theren dhe rripen pa asnjë kujdes, duke krijuar skena që vështirë se ngjallin shpresën e besimit dhe dashurinë te Zoti. Gjaku në këtë thertore, ngjan si një lum i vogël poshtë këmbëve të kasapëve dhe besimtarëve.
Mbetjet e bagëtive të therura grumbullohen dhe groposen, por gjatë kohës që qëndrojnë jashtë, bëhen shkak për erë të keqe. Njëkohësisht janë edhe rrezik infeksionesh.
Kasapët që bëjnë mesatarisht 50 kurban në ditë, thonë se e bëjnë këtë punë prej vitesh. Edhe pse ata marrin para nga therja, e pranojnë që përkujtimi i Abaz Alisë është kthyer në një festë përfitimesh. Për çdo therje një qytetar duhet të paguajë 400 lekë të reja.
“Sot i kam therur me shpirt e me zemër. Kam therur shumë. Jemi lodhur shumë. Ky është vend i shënuar dhe të gjithë mund të therin. Nuk duhet të bëhet gjithçka për lekë, por për shenjtin".
A është e vështirë të therësh një qingj?
Nuk është e vështirë. Po ta kesh me zemër është shumë e kollajshme.
Sa lekë merrni?
Ne marrim 2 mijë lekë, ndërsa 2 mijë lekë ti merr thertorja. Në dëshiron populli të japë një kafe, jo tia marrësh me zor. Sivjet kam ardhur dhe shoh se kushtet nuk janë të mira.
Ka dhe nga ata besimtarë të cilët zgjedhin që ta bëjnë vet kurbanin.
Ti e bën për lekë apo për kënaqësi?
Jo, unë kam ardhur për vete dhe këtë qingj po e therr për familjen time.
Sa ditë keni këtu?
Ne kemi dy ditë dhe jam bashkë me familjen.
Pas therjes, besnik të ritit të lashtë, ata lyejnë ballin me gjak, për nder të klerikut Abaz Aliu.
Më pas nis ndezja e qirinjve dhe lutja pranë varrit të klerikut.
"Po, tani kjo është një gjë që i përket atyre që besojnë në këto vende. Kmei besimin tonë dhe bëjmë ato lutjet tona".
Në ballë jeni të lyer me gjak, pse e bëni?
Kjo pjesa është shenja që e vendosim në ballë. Kurbani është për veten tënde, e bën për një jetë më të mbarë.
Teksa i vjen fundi ritualeve fetare, atmosfera për rreth nis dhe mbushet me aromën e mishit të pjekur në hell. Është moment kulmor i festës.
A mund të na thoni se sa kohë zgjat procesi i pjekjes së një qingji ose deleje?
I qengjit zgjat tre orë, ndërsa i deles disi më shumë.
Besimtarët shprehen se çdo vit vijnë në Malin e Tomorrit, duke qëndruar për disa ditë.
Unë jetoj në Patos, me origjinë jam skraparlli. Vij gjithmonë. Vij e festoj festën.
Pse vini?
Qëllimi im është se këtu duam të realizojmë çdo ëndërr tonën. Kemi ardhur bashkë me familjen. Vijmë dhe kënaqemi.
Ne kemi dy ditë këtu. Qëllimi i ardhjes është besimi i madh që kemi dhe dëshirat për plotësimin e objektivave.
I urojmë shqiptarëve që të vijnë e ta vizitojnë këtë vend të shenjtë.
Ndërkohë që shumë qytetarë vizitojnë Teqenë e Kulmakut, vendi i shenjtë ku mendohet se shumë vite më parë besimtarët vinin për t’u shëruar nga sëmundjet, me planet tona mundohemi të japim detaje nga vendi ku akomodoheshin ndër vite dervishët.
Zalo Qato sekretar i gjyshatës bektashiane tregon se si është ndërtuar Teqeja e Kulmakut
Këtë teqe për herë të parë e ka ngritur baba Iliazi. Një njeri shumë i nderuar, bamirës që ndihmonte komunitetin. Ky e ka ngritur në shërbim të Avbaz Aliut, pasi njerëzit shkonin tek ai ose përpara se të shkonin tek ai pushonin këtu. Është vënë në shërbim dhe Dervish Iliazi ka qenë i pari që ka shërbyer dhe pas tij ka ardhur baba Ali Tomorri.
Ashtu si dhe reshjet e shiut temperaturat nisin të bien. Ashtu si dhe besimtarët, ne vijojnë të qëndrojmë në çadra duke shijuar kurbanin për nder të Abaz Alisë.
Po kush është Abaz Aliu?
Profeti i bektashinjve erdhi nga Arabia në Berat. Sipas legjendës Abaz Aliu ndërsa kaloi malet, hipur mbi një kalë të bardhë la gjurmë të stampuara në Malin e Tomorrit.
Studiuesi britanik Joseph Suir në Librin e tij Shqipëria Mbreti Zog thotë se Abaz Aliu luftoi me armiqtë e Shqipërisë, barbarët, që ishin rreth e qark vendit. Kur ai kishte fituar luftën, qëndrojë për pesë ditë në Malin e Tomorrit dhe më pas në malin Olimpus në Greqi. Por çdo 25 gusht ai kthehej ne 25 gusht në malin e Tomorrit, ku dhe qëndronte për 5 ditë.
Foto të tjera..
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)