Mali i Zi, 3 persona kanë humbur
jetën prej virusit të gripit

Mali i Zi, 3 persona kanë humbur<br />jetën prej virusit të gripit
Tre persona kanë humbur jetën prej virusit të gripit në Malin e zi duke e çuar kështu në gjashtë numrin e personave që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.
 
Sipas të dhënave të Institutit për Shëndetin Publik, të gjashtë personat që kanë ndërruar jetë, kanë qenë të pavaksinuar dhe vuanin nga sëmundje të ndryshme kronike.
 
Vetëm gjatë 5 ditëve të fundit të vitit që lamë pas, janë regjistruar rreth 1.228 raste të reja të cilat kanë simptoma të ngjashme me gripin.
 
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, ka njoftuar se ka një rënie prej 3.28% të të prekurve nga gripi gjatë  këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf