MALI I ZI-Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar gjatë ditës së djeshme heqjen e imunitetit të dy krerëve të opozitës, Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç, pas kërkesës së prokurorisë për tu hequr imunitetin pasi dy deputetët dyshoheshin të ishin të përfshirë në grushtin e shtetit të vitit të kaluar.
Ndërkohë që parlamenti ka dhënë dritën jeshile për arrestimin e dy deputetëve, prokurori i përgjithshëm, Ivica Stankoviç, e ka anuluar arrestimin e dy politikanëve duke përmendur prezumimin e pafajësisë.
Edhe pse është anuluar arrestimi i dy deputetëve koalicionit të opozitës Fronti Demokratik, hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë.
Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç dyshohen se janë të përfshirë në grushtin e shtetit të vitit të kaluar, të cilën autoritetet arritën ta parandalonin vetën disa orë përpara nisjes së zgjedhjeve legjislative të vitit 2016.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com