Mali i Zi, fotoja familjare me Mike
Pence, përse mungoi Edi Rama

Mali i Zi, fotoja familjare me Mike<br />Pence, përse mungoi Edi Rama
Samiti i Kartës së Adriatikut i mbajtur në Podgoric të Malit të Zi tërhoqi vëmendjen e mediave të rajonit edhe për shkak të pjesëmarrjes së zv.presidenti amerikan Mike Pence.

Por në fund të takimit, kur u shkrep edhe fotoja familjare mes liderëve të rajonit dhe Pence, ra në sy një detaj që shkaktoi debat në vendin tonë.

Në këtë foto ishin të gjithë liderët e vendeve pjesmarrëse veç kryeministrit shqiptar Edi Rama. Nuk dihen ende arsyet se pse kryeministri shqiptar mungon në atë foto ku ishin 7 liderët e tjerë.

Fillimisht ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili evidenoti mungesën e Ramës në këtë foto.

“Skandal! Rama përjashtohet për shkak të atleteve nga foto familjare e Samitit te Podgorices! Sb”- shkruan Berisha në Facebook.

Nga ana tjetër, kryeministria ende nuk ka dal me një qëndrim sa i përket mungesës së kryeministrit në foto.

Burime të tjera pranë kryeministrisë u shprehen për Shqiptarja.com se kjo nuk ka lidhje me atletet, por për shkak të largimit disa minuta më herët të Ramës nga Samiti. Tashmë i takon kryeministrisë për të zbardhur të vërtetën e mungesë së kryeministrit Rama në foton familjare te Samitit te Kartës së Adriatikut.
rama ok
 Fotoja familjare e liderëve të rajonit me Mike Pence,mungon Rama


  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë