Mali i Zi, hetime për parregullsi në regjistrimin e popullsisë

Mali i Zi, hetime për parregullsi në regjistrimin e popullsisë

Foto ilustruese

Prokuroria malazeze njoftoi se ka nisur një hetim pasi Autoriteti i Statistikave të Malit të Zi, (Monstat) konfirmoi se 16 nga regjistruesit e tij dhe një instruktor u përjashtuan nga fushata e regjistrimit të popullsisë. Zyrtarët thanë se individët në fjalë dyshohet se kishin përdorur në terren stilolapsa, boja e të cilëve mund të fshihej dhe disa u zbuluan se kishin kopje të ndryshme nga ato origjinale.

Pas informacioneve të konfirmuara nga Monstat, Departamenti i Policisë për Krim dhe Korrupsion dhe Prokuroria i kanë kërkuar Monstatit që të paraqesë listat origjinale për rastet kur dyshohet për shkelje.

Përfaqësuesit e partive politike opozitare në Malin e Zi kërkuan zhvillimin e hetimeve për të gjetur nëse shkeljet ishin të organizuara. Ata kanë kërkuar një kontroll të të dhënave të mbledhura nga regjistruesit e përjashtuar, përpara se ato të futen në regjistrin përfundimtar.

Mjetet e shkrimit, për rastin në fjalë, dyshohet se përmbajnë bojë e cila fshihet lehtësisht në temperatura më të larta, duke mos lënë gjurmë në sipërfaqen e fshirë. Mali i Zi filloi më 3 dhjetor procesin e regjistrimit të popullsisë pas disa shtyrjeve.

Sipas njoftimeve të mëparshme, regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi duhet të fillonte në tetor, por kryeministri Milojko Spajiq ofroi shtyrjen për disa kohë, pasi partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Socialistëve kërkoi plotësimin e të gjitha kushteve të parashikuara në marrëveshjen për regjistrimin e popullsisë që kishte nënshkruar me kryeministrin.

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, sipas analistëve është shndërruar në një çështje politike mes grupimeve më të mëdha politike pro-malazeze dhe pro-serbe. Analistët theksojnë se regjistrimi i popullsisë mund të ndryshojë strukturën kombëtare të popullsisë në Malin e Zi.

Edhe në raportin e Komisionit Evropian u theksua se regjistrimi i popullsisë dhe banesave kërkon menaxhim të kujdesshëm nga autoritetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën.

Regjistrimi i fundit u zhvillua në vitin 2011 në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare, me qëllim përcaktimin e të dhënave statistikore për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat. Rezultatet e para të regjistrimit treguan se Mali i Zi ka 625266 banorë dhe 194795 familje.

Sa i përket përkatësisë kombëtare dominoi komuniteti malazez me 44,98 %, pasuar nga komuniteti serb 28,73%, boshnjakët 8,65% dhe shqiptarët me 4.91%./Voa

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale