Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka zhvilluar sot një bisedë të shkurtër me presidentin e shtetit malazez, Milo Gjukanoviç. Në bisedën e shkurtës mes dy karrigeve boshe, Abazoviç e ka hapur edhe çështjen e fusnotës së Kosovës e cila u përcoll me shqetësim gjatë kësaj jave,.
“Të gjitha palët duhet të jenë të relaksuara sa i përket fusnotës së vendosur. Kosova është shtet për ne të dy dhe Malin e Zi. Fusnota e vendosur në një dokument ishte vetëm një gabim teknik dhe na vije keq që ndodhi” ka thënë Abazoviç.
Pas këtij takimi, Abazoviç ka thënë se edhe Gjukanoviç duhet të jetë përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur dhe që do ndodhë në Malin e Zi.
Fusnotën (*) për Kosovën e vendosin vetëm vendet që nuk e njohin atë si shtet duke nënkuptuar rezolutën e 1244 të OKB-së. Mali i Zi e ka njohur zyrtarisht Kosovën, por rikthimi i fusnotës në një dokument zyrtar në ditët e para të qeverisë së re shkaktoi reagime të shumta në Prishtinë.
Dritan je Malësor King,si Aktor Hollivudi!
PërgjigjuPershendetje nga myzeqari.